Basha takim me banorët e fshatit 
 të braktisur nga qeveria Rama

Basha takim me banorët e fshatit <br /> të braktisur nga qeveria Rama
Në një takim me banorët e fshatit Murqin të Krujës, lideri i opozitës ka dëgjuar shqetësimet përballë qeverisë, që sipas tyre i ka lënë në harresë.
 
"Ndonëse është 23 km larg nga Tirana, askush nuk i sheh dhe dëgjon problemet e banorëve të këtij fshati", shkruan Basha në një postim në rrjetin social Facebook, ku ka ndarë dhe foto nga ky takim.
 
basha ne murqin

Sipas Bashës, banorët i kanë treguar se fshati përmbytet 5 herë në vit dhe se assnjë fadromë nuk është parë në 3 vjet për të pastruar kanalet kulluese.
 
Gjovalini, një prej banorëve të Muriqinit thotë se ka tetë pjesëtarë në familjen e tij dhe jeton me 150 mijë lekë të vjetra në muaj pension.
 
"Prodhojmë misrin me 350 lekë dhe e shesim me 300 lekë", thonë banorët.
 
Një tjetër shqetësim që banorët kanë ngritur përballë kryedemokratit Basha është edhe mungesa e investimeve në sektorin energjetik.
 
 “Për 2 km tel dritash i kemi mbledh vetë lekët se asnjë investim nuk ka bërë OSHEE dhe faturat vijnë deri 9 milionë lekë”-tha një banor.
 
"Situata kudo po përkeqësohet me shpejtësi, ndërsa qeveria vazhdon të marrë borxh dhe të vjedh paratë e qytetarëve. 1.1 miliardë euro ka marrë borxh dhe sot nuk kanë asnjë investim publik. 1 miliardë euro janë vjedhur vetëm gjatë vitit kaluar e qytetarët vuajnë për bukën e gojës", shkruan Basha.
 

Redaksia online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'