Basha takim me demokratët në Korçë: Presidenti, Kryeministri e Kreu i Kuvendit të justifikojnë pasurinë! Burg për ata që kanë marrë pushtetin me ndihmën e krimit

Protesta e militantëve të Sali Berishës nuk e pengoi Lulzim Bashën të zhvillonte takimin me demokratët e Korçës. Nga teatri i Korçës, ku mblodhi demokratët, Basha u ndal edhe njëherë te vettingu i politikanëve, si e vetmja mënyrë për të pastruar politikën e për t'i dhënë asaj 'fytyrën njerëzore'.

Basha theksoi se krerët e disa institucioneve kushtetuese, ku përfshihen edhe kryeministri, Presidenti e Kryetari i Kuvendit, duhet t'i nënshtrohen një kontrolli të imtësishëm, të justifikojnë pasuritë e tyre dhe ata që e kanë marrë pushtetin me ndihmën e botës së krimit, për kryedemokratin duhet të shkojnë në burg.

"Qeveria po ndërton skena për ta rrënuar fermerin shqiptar. Po e mbushin tregun me prodhime të favorizuara e të kamufluara. Ndërkohë që fermat e shqiptarëve po shkretohen dhe impakti më i parë është në treg. Nuk ka treg, njësoj si para 32 vitesh. Nuk ka ekonomi dhe kur s'ka ekonomi nuk ka punësim, nuk ka shpresë. Edhe ne si PD kemi bërë gabime, duke mos e hapur trasenë. Çdo gjë vjen nga shpërfytyrimi i politikës që ka humbu fytyrën njerëzore. Hapni mediat e shihni si ka një garë të shfrenuar për protagonizëm, tre njerëz që nuk i ndahen për 30 vite karriges së pushtetit. Politikë pa fytyrë njerëzore. Detyra kryesore e këtyre institucioneve është të garantojnë ekonominë e vendit. Këto plagë që janë bërë kaq të thella në trupin e Shqipërisë, nuk luftohen me fjalë por duan veprim të menjëhershëm. Duhet t'i kthejmë politikës fytyrën njerëzore, përmes vetingut të politikanëve. Politika duhet të ndahet nga krimi, duhet të kemi politikanë që votohen dhe hiqen nga qytetarët. Krerët e disa institucioneve kushtetuese duhet t'i nënshtrohen një kontrolli të imtësishëm, të justifikojnë pasuritë e tyre dhje secili duhet të jetë i prekshëm, i largueshëm nga zyra dhe u dënueshëm e burg nëse vërtetohet se atë institucion e ka marrë me ndihmën e botës së krimit", tha Basha.

Për Sali Berishën, Edi Ramën e Ilir Metën, Basha tha se janë kthyer në '3 aktorë' të një drame që po rëndon mbi kurrizin e shqiptarëve. Ndalur te akuzat e Berishës, Basha tha se qëllimi i tij është të çojë hapa pas Shqipërinë, por shprehu me forcë se ai nuk do të ndalet përballë këtyre sulmeve e ofendimeve.

"Janë kthyer në 3 aktorë në një film tragji-komedi, një dramë që rëndon mbi kurrizin e shqiptarëve. Pse bëhet gjithë ky teatër? Për të maskuar një tjetër dramë të madhe, institucionet e kapura që janë vënë në shërbim të një grupi njerëzish. Duan të na çojnë pas e të asgjësojnë të vetmen shpresë për shqiptarët për ndryshim dhe për të bërë këtë nuk kursejnë asgjë kundër demokratëve, duke shkuar edhe më tej se kundërshtarët politikë me gjuhën e urrejtjes, dhunën fizike, sharjet. Fokusi duhej të ishte tjetërkund. Nuk tërhiqem sepse sharjet, fyerjet që i bëjnë për të na ulin kokat, le t'i bëjnë 100-fish, më të fortë më bëjnë, më të vendosur", u shpreh ai.

Edhe një herë Basha i shtriu dorën demokratëve që iu bashkuan Berishës, ku tha: "Dora jonë është  e shtrirë, zemra jonë është e hapur për të ecur bashkë në rrugën drejt së ardhmes".

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:01
Ikin dritat, Bashës i 'dështon' shëtitja në pedonalen e Korçës (VIDEO)

 

Pas takimit me demokratët në Korçë, Kreu i PD-së Lulzim Basha, bashkë me disa mbështetës të tij, lëvizin në këmbë në pedonalen e qytetit. E megjithatë shëtitja  e Bashës nuk zgjati shumë, pasi momenti u 'prish' nga ikja  e dritave.

Ora 17:23
Militantët e Berishës presin me protesta Bashën në Korçë, përplasen me mbështetësit e kryedemokratit (VIDEO)

Militantët e Sali Berishës e kanë pritur me protestë kreun e PD-së, Lulzim Bashën pasditen e sotme në Korçë. Me thirrjet 'Basha ik' dhe pankarta nëpër duar, ata u mblodhën në hyrje të kinemasë së Korçës, ku do të zhvillohet takimi i Bashës me demokratët. Mbështetësit e Berishës nuk i kursyen as sharjet, duke bërë që të përplasen me simpatizantët e Bashës. E pranishme ishte edhe policia, duke shmangur që përplasja mes tyre të shkonte deri në përplasje fizike.

/AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet 2025/ Begaj: I kënaqur që faktori politik u përfshi si drejtpërdrejtë, ashtu dhe tërthorazi! Kthejini zgjedhjet e pranverës së ardhshme në histori suksesi

Zgjedhjet 2025/ Begaj: I kënaqur që faktori politik u përfshi si drejtpërdrejtë, ashtu dhe tërthorazi! Kthejini zgjedhjet e pranverës së ardhshme në histori suksesi