Basha takim me fermerët: Tregu i juaj kontrollohet si burg i sigurisë së lartë nga bandat e Lushnjës, më 6 mars çlirojmë produktet, tregun dhe konsumatorët

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, bashkë me kandidatin për kryebashkiak të PD-së në Lushnje, Indrit Sefa, zhvilluan një takim e me fermerët dhe drejtuesit e shoqatave të fermerëve të Lushnjes. Në fjalën e tij Basha tha se problemet e fermerëve lushnjarë sa vijnë dhe po bëhen më të mëdha. Sipas tij, edhe pse duhej të ishte sektori që duhej të kishte vëmendjen më të madhe, sot fermerët shqiptarë nuk krahasohen as me ato të Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut.

Basha tha se një problem madhor për fermerët e Lushnjës është edhe tregu i qytetit, që sipas tij edhe pse është ndërtuar me financim nga Banka Botërore, kontrollohet njësoj si inceneratorët, si burg i sigurisë së lartë nga banda e Lushnjës. Më tej kryedemokrati ngriti edhe shqetësimin se qeveria po përdor tollonat e naftës për të joshur fermerët dhe qytetarët disa ditë para zgjedhjeve të 6 Marsit.

Kreu i PD u bëri thirrje të gjithë fermerëve lushnjarë që ditën e diel të me votën për Indrit Sefën çlirojnë veten, produktet dhe konsumatorët lushnjarë, pasi sipas tij gjëja e parë që do të ndodhë është që tregu i Lushnjës do të çlirohet nga banda e Lushnjës.

“Qershia mbi tortën e korrupsionit të Edi Ramës, është tregu i Lushnjës. Ndërtuar me financim të Bankës Botërore, për t’i dhënë akses fermerëve të Lushnjës, për t’i dhënë mundësi qytetarëve të Lushnjës të shijojnë produktet, për t’i dhënë mundësi edhe të tjerëve të vijnë sepse këto janë zona me nam për produkte të veçanta, i cili kontrollohet njësoj si inceneratorët, si burg i sigurisë së lartë nga banda e Lushnjës. Banda e Lushnjës ju merr si të burgosur brenda, edhe ju, edhe ata që vijnë të blejnë. Tarifat ngjanë me gjoba dhe ju futeni me kokën poshtë sikur po futeni në burg. E dini me kokën poshtë dhe xhepat bosh. Sepse me tarifat, me trajtimin që u bëhet ai realisht e meriton të quhet kamp përqendrimi, jo treg. Ditën e diel me votën për Indrit Sefën çlironi veten tuaj, produktet tuaja dhe konsumatorët lushnjarë dhe të gjithë sepse gjëja e parë që do të ndodhë është që tregu i Lushnjës do të çlirohet nga banda e Lushnjës.

Një nga  adetet e kësaj qeverie që është e korruptuar, të këtij kryeministri që është i korruptuar dhe që mban peng zhvillimin e Lushnjës dhe të gjithë Shqipërisë është që sa herë afrohen zgjedhjet paratë që u ka vjedhur u hedh ndonjë kockë, tollona nafte me 25 shkurt. Tollonat e naftës janë vetëm një grimcë, një thërrime e parave që iu vjedh shqiptarëve e parave që  ju vjedh ju, e dëmit ekonomik që i shkakton bujqësisë në  tërësi, fermerëve në veçanti gjithsecilit prej jush, pavarësisht se keni 3 dynym tokë apo sipërfaqe të tëra serash janë paratë që u kanë vjedhur ju. Dhe një thërrime të këtyre parave jua hedh. Ky është trajtimi çnjerëzor që i bën kjo qeveri njerëzve. Për t’ju mbajtur të lidhur, ju hedh një pjesë të parave që u ka vjedhur që pastaj  të vazhdojë t’ju vjedhë. Këtë ka bërë edhe me 25 prill, këtë ka bërë edhe me  25 shkurt me shpresën se me 6 mars do t’i gënjejë prapë njerëzit", tha Basha.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • leko: 02/03/2022 18:46

    Sa te trashe qe jeni o katunar trapa, cfa pune ka bere Lul brava ne karjeren e tij pervec se ka vjedhur 250 mil. Euro te rruges se kombit.... A e mbani mend kur tha qe ne Tirane do bej trampin dhe ne fakt beri trapin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë