Basha takim me Lord Richard në Britani: Diskutime për luftën kundër korrupsionit, ndarjen e politikës nga krimi dhe anëtarësimi i Kosovës në KiE

Basha takim me Lord Richard në Britani: Diskutime për luftën kundër korrupsionit, ndarjen e politikës nga krimi dhe anëtarësimi i Kosovës në KiE

Lulzim Basha dhe Lord Richard Keen

Kryetari i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka takuar Lord Richard Keen, anëtarin e  Partisë Konservatore britanike dhe Ministër i Drejtësisë .

Me anë të një postimi në Facebook Basha thekson gjatë këtij takimi ai diskutoi me Lord Richard Keen  për luftën kundër korrupsionit në Shqipëri, ndikimin e krimit të organizuar në proceset zgjedhore dhe përparësinë e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Lufta kundër korrupsionit, ndarja e politikës nga krimi dhe anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, ishin në qendër të diskutimit që zhvillova me Lord Richard Keen, anëtar i Partisë Konservatore, pjesë e Dhomës së Lordëve, si edhe Ministër Drejtësie në hije në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar.

Në Shqipëri, korrupsioni mbetet një sfidë madhore, edhe pse SPAK ka bërë përparime të rëndësishme në luftën kundër tij. Korrupsioni i përhapur gjerësisht, ka ndikuar negativisht në jetesën e shqiptarëve, gjysma e të cilëve jetojnë në varfëri, dhe numri i atyre që emigrojnë është më i larti në Ballkan.

Hetimet e SPAK-ut ndaj zyrtarëve dhe deputetëve të Edi Ramës, kanë faktuar  ndërhyrjet e krimit të organizuar në proceset zgjedhore, duke deformuar vullnetin e shqiptarëve dhe si këmbim qeverisja është vënë në shërbim të organizatave kriminale”, shkruan Basha.

Më tej ai thekson se Kosova duhet të anëtarësohet sa më shpejt në Këshillin e Europës.

“Pavarësisht përpjekjeve të SPAK-ut dhe Gjykatës së Posaçme, për të hetuar dhe ndëshkuar korrupsionin, progresi nuk do të jetë i mjaftueshëm nëse nuk do të mbështetet nga një qeveri e përkushtuar, për të luftuar paligjshmërinë dhe për të siguruar qeverisje të mirë.

Në këtë takim me Lord Keen, diskutuam gjithashtu, për rolin e tij si Kryetar i Komisionit për Çështjet Ligjore dhe të Drejtat e Njeriut në Këshillin e Evropës.  Ritheksova rëndësinë që BE-ja dhe NATO, duhet t’i japin njohjes së Kosovës për stabilitetin e rajonit dhe përshpejtimin e anëtarësimit të saj në Këshillin e Evropës, si interesi më i mirë i shqiptarëve dhe serbëve që bashkëjetojnë në Kosovë”, shtoi ai.

Në fund Basha nënvizon nevojën e përdorimit të aseteve të ngrirsa ruse për rindërtimin e Ukrainës.

"Folëm gjithashtu për Ukrainën, ku theksova nevojën për të përdorur asetet e ngrira të Rusisë për të financuar rindërtimin e vendit. Rusia mban përgjegjësi për shkatërrimet e shkaktuara dhe duhet të kompensojë dëmet në përputhje me ligjin ndërkombëtar, si pjesë e raportit tim të miratuar nga Këshilli i Evropës, që synon gjithashtu parandalimin e agresioneve të ardhshme", përfundon shkrimi.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 11:38

    Buxheti 2025, a duhet pranuar amendamenti i PD-së për minimumin jetik?



×

Lajmi i fundit

2100 rezervistë deri në 2030-ën, Vëngu: Të rekrutuarit nuk humbasin vendet e punës, kostoja mujore 1 mijë euro për rezervist

2100 rezervistë deri në 2030-ën, Vëngu: Të rekrutuarit nuk humbasin vendet e punës, kostoja mujore 1 mijë euro për rezervist