Basha takim me mësuesit: Nuk do të ndëshkoheni nëse keni qëndrime të kundërta politike! Misioni jonë pas 25 prillit t’u largojmë frikën

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi një bashkëbisedim me mësues të arsimit parauniversitar në njësinë 11 në Tiranë, të cilët u shprehën se sot mësuesit e kanë të vështirë të ushtrojnë profesionin e tyre për shkak të trysnisë së drejtuesve.

Kryetari Basha teksa dëgjoi shqetësimet e mësuesve, theksoi se një nga misionet kryesore të normalizimit të politikës shqiptare pas 25 prillit, është që ta largojë frikën si një instrument sundimi edhe tek arsimtarët.  Sipas tij, asnjë nga mësuesit që kanë mendimet e kundërta me qeverinë e ardhshme, nuk do të ndëshkohen. Më tej ai shprehu zotimin se me zbatimin e programit të Partisë Demokratike për arsimin që ditën e parë, do të mundësojë rroga më të mira për mësuesit dhe përmirësimi i kushteve të punës për ta.

“Së pari në motivimin e mësuesve që do të thotë kryesisht kushtet e punës dhe pagat dhe këtu kemi parë që këto 8 vite rritja e pagave të mësuesve ka qenë një shaka e përsëritur por e bërë kurrë realitet.  Erdhi tani sezoni zgjedhor dhe më në fund u kujtuan për një rritje modeste të nivelit bazë në janar që është krejtësisht  pamjaftueshme për 8 vite sakrifice, pune, rritje të kostos së jetës, rritje të çmimeve. Ndërkohë e vetmja gjë që ka munguar është mbështetja financiare për mësuesit. Pra ajo që  doja të thoja që kushtet e punës dhe pagat janë kryesorja. Kushtet e punës mos të flasim për politizimin e skajshëm që i është bërë arsimit në tërësi, arsimit parauniversitar, por edhe arsimit universitar.

Një nga misionet kryesore të normalizimit të politikës shqiptare, është që ta largojë frikën si një instrument sundimi. Njerëzit duhet të jenë të lirë të thonë mendimet e tyre dhe kjo është A-ja e demokracisë! Ky është formimi im, kjo është kërkesa juaj, kjo është minimumi që meriton Shqipëria dhe shqiptarët! Ndaj, 25 Prilli do të jetë një ditë ndryshimi i thellë, edhe në raport me qasjen e politikës, edhe në raport të qasjes ndaj politikës, edhe në raport të qasjes së lirisë së njerëzve për të shprehur mendimet e tyre arsimtarët nuk do të ndëshkohen nëse kanë qëndrime të kundërta politike me qeverinë e ardhshme, me kryeministrin e ardhshëm.’- tha Basha.


Lajmi kryesor:

Basha në Tiranë: Jemi shpëtimi edhe i socialistëve, 25 prilli referendum kundër së keqes! Mësuesit s'do ndëshkohen pse mendojnë ndryshe nga qeveria


M.Q./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Protesta e opozitës më 26 Nëntor/ PD publikon 5 rrugët dhe pikat që do bllokojë në Tiranë! Ja ndarja e deputeteve

Protesta e opozitës më 26 Nëntor/ PD publikon 5 rrugët dhe pikat që do bllokojë në Tiranë! Ja ndarja e deputeteve