Basha takim me pedagogë dhe studentë: Përshtatja me tregun e punës dhe investimet në arsim do ndalojnë largimin e të rinjve (VIDEO)

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Badha ka zhvilluar një takim me petagogët dhe studentët, një ditë pasi prezantoi një ditë më parë alternativën e tij për arsimin. Basha tha se angazhimet e demokratëve do të vihen në jetë nëse funksionon trekëndëshi universitet-treg-qeveri. Teksa njohu nga afër studentë dhe pedagogë me programin e PD për arsimin, Kreu i PD tha se do të financojë infrastrukturën universitare për programe që punësojnë, ndërsa 1 në çdo 3 studentëve sipas tij do tu paguhet praktika. Nëpërmjet këtyre masave, Basha tha se synon mbajtjen e rinisë në vend.

"Universitetet nuk u përgjigjen nevojave të tregut. Bashkëpunimi universitet-biznes ka nevojë për incentivat. Arsimi dual ul edhe kostot e arsimimit. Programi ynë "Shqipëria fiton arsimin" një plan pune për qeverinë e nesërme. Të vetëdijshëm për nevojat e realitetit ekonomik. Ne mund të krijojmë mundësi të jashtëzakonshme për rininë. Falë teknologjisë të rinjtë tanë mund të bëjnë punë të mirëpaguara që nga Shqipëria. Trekëndëshi universitet-treg-qeveri domosdoshmëri për politika të suksesshme.  1 në çdo 3 studentë, praktikë 1-vjeçare të paguar 300 mijë lekë në muaj. Studimet thonë 7-9 nga 10 praktikantë punësohen.  Vendet e Ballkanit gati të përfitojnë nga nevojat e BE për burime njerëzore në teknologji.  Edhe Shqipëria duhet të bëhet gati për këto mundësi të reja. Do të jemi në gjendje të thithim investime të huaja dhe punësim me paga të larta.  Kemi një rini shumë të suksesshme", tha Basha.

Pavarësisht skepticizmit se ku do ti gjejë partia demokratike paratë për premtimet e saj, Basha është zotuar të subvencionojë deri në masën 100% ata studentë që vijnë nga familje me të ardhura nën minimumin jetik.

"Nuk duhet të lëmë asnjë të ri pa mundësinë për të studiuar. Do të financojmë 100% të tarifave për 90% të studentëve. Do të financojmë infrastrukturën universitare për programe që punësojnë.  T'i japim rinisë mekanizmat që këtë sukses ta gjejë edhe në Shqipëri.  Ne do të marrim atë që nuk e kemi marrë: investime të huaja direkte dhe punë me rroga të larta.  Kështu i shërbejmë ndaljes së emigracionit të rinisë.  Qeveria duhet të ndajë me investitorët barrën financiare të trajnimit të burimeve njerëzore.  Ta mbajmë rininë shqiptare këtu me punë dinjitoze", tha Basha.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

5 netë 'roje' për të vrarë Eduard Reçin/ Shkëlqim Dukaj u fsheh te shkallët e një hoteli, autorët e dyshuar kyçin gojën në polici

5 netë 'roje' për të vrarë Eduard Reçin/ Shkëlqim Dukaj u fsheh te shkallët e një hoteli, autorët e dyshuar kyçin gojën në polici