Basha takim me qytetarët në njësinë 1 në Tiranë: Bashkë bëjmë të mundur ndryshimin, çlirojmë ekonominë dhe Shqipërinë nga ky stres

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar takime me qytetarë ditën e sotme në njësinë 1, në Tiranë. Gjatë ecjes ai ka biseduar me qytetarë dhe biznese të zonës, të cilëve i ka kërkuar votën në zgjedhjet e 25 prillit.

Basha premtoi rritje pensionesh, ulje të çmimit të energjisë elektrike dhe rimbursimin e plotë të ilaçeve për të moshuarit.

"Të gjithë bashkë ja kemi dal, të gjithë bashkë do ja dalim prapë. Duke mos harruar prindërit tanë, pensionistët. Me rritje pensionesh, me fashën e energjisë që do ta paguani me çmim më të ulët, me rimbursimin e plotë të ilaçeve që të keni një jetë me dinjitet për të gjithë atë sakrificë që keni bërë për ne", tha Basha.

Ai shtoi se do të sjellë ndryshimin dhe do të  "çlirojë ekonominë e Shqipërinë nga depresioni".

"Mos u dorëzo, edhe tre javë dhe të gjithë bashkë do të bëjmë të mundur ndryshimin, te ekonomia do njehet sëpari ndryshimi, do të jetë biznesi i vogël dhe familjet shqiptare. Nga ky stres që ka kapur Shqipërinë, nga ky depresion që ka kapur ekonominë do të çlirohemi duke votuar të gjithë bashkë për ndryshimin më datë 25. Dhe ndryshimi do të ndihet kudo, tek ju, tek fëmijët tuaj, tek të gjithë pa përjashtim. Prandaj duhet të bëhemi të gjithë bashkë më 25!", theksoi Basha.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen