Basha nga Durrësi për 25 prillin: Ky rezultat nuk do të pranohet kurrë! Ftesa e Ramës? Opsioni i bashkëpunimit me krimin do të jetë zero (VIDEO)

Pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka zgjedhur një takim me strukturat e forcës së tij politike për të konfirmuar se nuk ka ndërmend t'i njohë rezultatet që dolën nga këto zgjedhje. 

Basha ka nënvizuar sërish se 25 prilli është një masakër elektorale dhe se vullneti i zgjedhësve sipas tij është tjetërsuar nga krimi i organizuar. Po ashtu Basha tha se ky rezultat i zgjedhjeve nuk do të njihet kurrë dhe për kë mendon se 25 prilli është mbarimi i betejës e ka gabim, pasi beteja do të vazhdojë deri në përmbysjen e regjimit.

‘Ne jemi nisur për t’i çuar shqiptarët drejt një të ardhmeje më të mirë. 25  prilli është një masakër elektorale ku vullneti i  zgjedhësve u tjetërsua nga krimi i organizuar, shitblerja e votës dhe shkrirja e shtetit me partinë dhe shkrirja e partisë me shtetin.  Është e qartë si ky diell që shndrin që ky rezultat nuk do të pranohet kurrë dhe për kë mendon se 25 prilli është mbarimi i betejës tonë për t’u siguruar durrsakëve dhe të gjithë shqiptarëve të ardhmen që meritojnë në vend të masakrës mbi demokracinë, mbi familjet e tyre, mbi bizneset e tyre, mbi të  ardhëm e tyre e ka gabim. Beteja jonë vazhdon dhe do të vazhdoje deri në përmbysjen e regjimit Rama-Doshi.  Prej më shumë se një viti i kemi vënë në dispozicion institucioneve ndërkombëtare, institucioneve të drejtësisë së re, fakte konkrete mbi të gjithë dhunimet dhe krimet zgjedhore të Partisë Socialistë, të Edi Ramës, të kupolës drejtuese dhe faktorëve të krimit të organizuar. Mbi 180 kallëzime të tilla janë depozituar në SPAK dhe prokuroritë anë e mbanë vendit.  Por ne do të dokumentojmë deri në fund provat e masakrës elektorale dhe do ta vazhdojmë betejën tonë në çdo hapësirë me çdo mundësi, me të gjitha forcat dhe mjetet tona. Një gjë është e sigurt. Fundi i kësaj beteje është një dhe vetëm një, përmbysja e këtij regjimi dhe vazhdimi i betejës tonë për ta çuar Shqipërinë dhe shqiptarët drejt së ardhmes që meritojnë. Shqipëria nuk është e regjimit Rama-Doshi, kjo është Shqipëria jonë, kjo është Shqipëria juaj e  qindra mijëra shqiptarëve që na ndoqën dhe na besuan me votën  e tyre.’- tha Basha.

Basha sakaq i është përgjigjur edhe ftesës së kryeministri Edi Rama për bashkëpunim, ku se opsioni i bashkëpunimit me krimin do të jetë zero.

‘Çfarë do të bëjmë? Do t’i lëmë në mes të rrugës këta njerëz? Do tu themi që ne e bëmë tonën dhe kaq ishte? Për ata që thonë, që na bëjnë me faj, që na llogarisin si gabim, që nuk bëmë dhe ne aleancë me bandat, po ju them fare qartë. Për Partinë Demokratike, opsioni i bashkëpunimit me krimin është dhe do të jetë zero. Sepse pushteti i marrë me krimin pjell vetëm krim. Ne nuk e kërkuam pushtetin për veten tonë. Ne e dorëzuam pushtetin për t’u bërë njësh me qytetarët, bashkë me qytetarët, për të hapur një rrugë të re dhe një të ardhme më të mirë, dhe një të ardhme qytetare, normale, europiane për gjithë shqiptarët.  Ne do ta fitojmë këtë betejë duke bërë pikërisht të kundërtën, duke bërë gjithçka që ata të përfundojnë aty ku e kanë vendin dhe duke bashkuar të gjithë shqiptarët deri në përfundimin e pashmangshëm të kësaj beteje që është ndryshimi që presin dhe dëshirojnë të gjithë.’- tha Basha.

Basha tha nga Durrësi se nuk do të ndalin në asnjë çast punën për të sjellë ndryshimin, për të cilin sipas tij vendi ka nevojë. Më tej Basha tha se është i përkushtuar ndaj gjithë angazhimeve të tyre dhe se sot më shumë se kurrë dhe nuk do rreshtin së luftuari për qytetarët shqiptarë derisa ti përmbushin ato

 

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Koha më e mirë për të pirë kafe? Ja çfarë thonë ekspertët

Koha më e mirë për të pirë kafe? Ja çfarë thonë ekspertët