Basha takim në Kamëz: Do t’i vendosim para përgjegjësisë për aferën 430 milionë euroshe me inceneratorët! Të mërkurën e ka radhën Edi Rama të vijë në komision

Basha takim në Kamëz: Do t’i vendosim para përgjegjësisë për aferën 430 milionë euroshe me inceneratorët! Të mërkurën e ka radhën Edi Rama të vijë në komision

Kryetari i Partisë Demokratike po zhvillon një takim me strukturat e PD-së në Kamëz, ndërsa u shpreh para demokratëve se të gjitha kauzat e kësaj partie janë vërtetuar dhe se do të vendosen para përgjegjësisë nga i pari të i fundit për aferën 430 milionë euroshe të inceneratorëve. Kreu i PD-së tha se të mërkurën pritet që të shkojë Edi Rama dhe të raportojë para komisionit për inceneratorët.

'Detyra e parë e çdo demokrati është të bëjë gjithçka që kemi në dorë për ta larguar Edi Ramën dhe bandën e tij një orë e më parë. Dhe për ta bërë këtë, kemi një sërë detyrash përpara të cilat do të kishin qenë të vështira në çdo rast.  Shikoni si ka shpërthyer ujërat e zeza të kësaj qeverie. Të gjithë kauzat tona janë vërtetuar. Drejtësia e tyre, është vërtetuar. Sakrifica juaj për t’i dalë në ballë këtyre kauzave krah për krah njëri-tjetrit, në beteja pafund në këto vite, është vërtetuar.

Ku e keni sot yllin në ngjitje Saimir Tahirin? Autorin e kriminalizimit të Policisë së Shtetit, të dhunës barbare të njerëzve të pafajshëm dhe të kanabizmit të Shqipërisë. Ku është? Tek 313-ta. Po kjo, 430 milionë euro. Kur filluam të flisnim për  aferën, a kurset e opozitës, kështu e ka opozita, shikoni si ditë për ditë po dalin faktet. Besoj e keni ndjekur komisionin e inceneratorëve, punën e jashtëzakonshme, që po bëjnë përfaqësuesit tanë në atë komision nga drejtuesja e komisionit nënkryetarja e partisë Jorida Tabaku, e cila në mënyrë të patrembur i ka vënë para përgjegjësisë nga i pari të i fundit deri te dita e fundit e kësaj jave, dhe javës tjetër fillojmë me politikanët, të mërkurën e ka radhën Edi Rama të vijë para komisionit'- tha Basha.

 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shaqo: 21/02/2022 19:40

    Interesant koincidenca, 430 milion rruga e kombit, keto neto te vjedhura, dhe 430 milion inceneratoret, ku perfshihet vjedhja e supozuar dhe gjithcka qe eshte ndertuar e fuksionon.

    Përgjigju
  • Albania: 20/02/2022 18:36

    Paçavure burre. Pse,vetem per keto miliona qan vendi,apo dhe per me teper,me te tuat e te salit,me gjakun e shkelzenit e sa e sa kufoma qe keni mbjell gjithandej,ari i metushes u harrua apo ia ben hallall? Kaliber i madh politikani je,genjeshtra ne diell

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës