Basha takime me qytetarët në Lezhë: Të pastrohet politika përmes vettignut

Basha takime me qytetarët në Lezhë: Të pastrohet politika përmes vettignut

Lulzim Basha takime me qytetarët

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë vizitës në Lezhë, zhvilloi takime me qytetarë e biznese të këtij qyteti me të cilët bisedoi për problemet kryesore që ata kanë dhe që presin zgjidhje nga politikëbërja.

Gjatë bashkëbisedimit, qytetarët iu drejtuan kryetarit të PD-së duke thënë se presin një ndryshim rrënjësor në rolin që ka politika për zgjidhjen e problemeve të tyre.

Basha i njohu ata me reformën që PD ka propozuar ku synohet që qytetarët të jenë vendimarrës e tu dëgjohet fjala e tyre.

"Sot, në Lezhë, fola me qytetarë të ndryshëm të qytetit, për ekonominë, sigurinë dhe jetën e tyre të përditshme. Të gjithë e kanë të qartë se na duhet një ndryshim rrënjësor ne rolin që ka politika për zgjidhjen e problemeve të tyre. Ata duan të dëgjohen, duan të jenë të përfshirë në vendimmarrje dhe për këtë duhet të kenë një përfaqësim dinjitoz që është sa më afër tyre dhe problemeve të tyre.Për këtë qëllim ne kemi propozuar pastrimin e politikës përmes vettignut, listat e hapura për t’u dhënë njerëzve lirinë për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre, barazinë e votës, që forca e qytetarëve të jetë e njëjtë, pavarsisht nga qarku ku ata jetojnë. Votën e diasporës, një President i zgjedhur nga populli, si dhe heqjen e imunitetit nga ndjekja penale. Që politika tju shërbejë familjeve shqiptare", - shkruan Basha.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen