Basha takime në Burrel, banorët:
Rama po na trajton si skllevë

Basha takime në Burrel, banorët:<br />Rama po na trajton si skllevë
Kryetari i Partisë Demokratike  është angazhuar  për ndryshimin e jetës së shqiptarëve duke  shpalosur ofertën për ulje të taksave, të cmimet të energjisë, falje të kamatëvonesave si dhe duke marrë masat për të lehtësuar jetën e vështirë të shqiptarëve. 

Ky ishte  premtimi që kreu i opozitës Lulzim Basha u ka bërë banorëve të Burrelit pasi ka dëgjuar shqetësimet e tyre për   rritje të papunësisë dhe të varfërisëKryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka takuar sot banorët e zonës së Burrelit dhe Klosit ku ka deklaruar se kryeministri i vendit, Edi Rama po vjedh lekët e shqiptarëve.

Ai ka shtuar se kryeministri po mundohet që t’iu shpërlajë trurin qytetarëve shqiptarë, ndërkohë që nuk e largon dot deputetin Armando Prenga nga parlamenti, pasi pasuesi i tij ndodhet në burg.

Kryeministri i vendit po vjedh lekët e shqiptarëve. Rama dy orë në televizion për tu shpërlarë trurin qytetarëve. Prengën se heq dot nga lista Rama se tjetrin në listë e ka në burg” ka thënë Basha.

Basha akuzoi qeverinë  se po  reagon me dy standarte për respektimin e ligjeve në vend. Sipas tij të mirat e ligjit I përfitojnë  qeveritarët  ndërsa  sanksionet vetëm qytetarët.

Në vijim të turit të takimeve me qytetarët në të gjitha zonat  e vendit, kryetari i opozitës është ndalur në takime me banorë të Bashkive Burrel dhe Klos, dhe në Njësinë Administrative Lis.

Ndërsa banorët e zonës kanë shprehur shqetësime për varfërinë, mjerimin e  papunësinë.

Rama po vjedh lekët e popullit ndërsa atë që lidh një tel e fut në burg” ka thënë një banor.

Ndërsa një anëtarë i Partisë Socialiste ka thënë se, “U ktheva pas 23 vjetësh, por situata është e rëndë. Kjo PS është me parimin se sa më të varfër ta ketë popullin aq më rehat qeveris.” 
----------------
Banorë: Kryeministri që në njërën dorë mban pincat për t’u prerë dritat qytetarëve, në dorën tjetër mban prangat për t’i burgosur shqiptarët, në tjetrin mban shkopin për t’i damkosur shqiptarët. Ky kryemimnistër duhet larguar një orë e më parë. Vetëm kur të largohet ky kryeministër Shqipërisë do t’i bie dielli. Nuk do ta bëjë me ligjin hajduti dhe krimineli.

Basha: Papunësia, rritja e çmimeve, rritja e faturave, rritja e taksave, kriza ekonomike që prej muajt të kaluar është zyrtare me letrat e Bankës së Shqipërisë, deflacioni, janë produkt i keqqeverisjes, i korrupsionit.

Zoti Basha theksoi para banorëve se Partia Demokratike është gati të sjellë ndryshimin e madh që presin shqiptarët, përmes politikave që do të ndikojnë në zhvillimin ekonomik dhë punësimin, ku paratë që mblidhen nga taksat e qytetarëve të shkojnë per investime dhe jo në xhepat e qeveritarëve.

“Ne jemi gati t’i prijmë një ndryshimi të madh, ndryshim i cili në thelb do të ketë për detyrë që këto para t’ua kthejë qytetarëve shqiptarë. Duke ulur taksat, pra duke mos e futur dorën kaq thellë në xhepin e shqiptarit në radhë të parë. Duke marrë një sëri masash që e ndihmojnë shtresat emë të goditura siç është ulja e çmimit të energjisë elektrike, falja e kamatëvonesave. E duke marrë të tjera hapa të cilat heqin apo lirojnë lakun që i ka ardhur në fyt çdo shqiptari.

E së dyti, me ato para që mblidhen ti kthejmë shqiptarëve vende pune dhe vende pune me rroga më të mira. Ti kthejmë shqiptarëve kantiere ndërtimi sepse kanë nevojë shqiptarët edhe për rrugë, edhe për ura, edhe për ujësjellës, edhe për kanalizime, edhe për shkolla të reja.”

Edi Rama theksoi kryetari i opozitës e di se shqiptarët nuk e duan më prandaj çdo ditë vjedh paratë e tyre në mënyrë që t’i blejë votat. Mban personat me rekorde kriminale që t’i përdorë për të ushtruar presion ndaj votuesve.

Basha: “Mendon se ditën e votës që do të vijë, shqiptarit që i ka vjedhë 400 euro për frymë në një vit do t’i blejë dinjitetin dhe votën edhe për 4 vite të tjera me 20 euro. Këtë e dinë edhe ai prandaj nuk i lëshon Bushët, Ndokët e Prengët sepse do ti përdorë prapë si azap kundër votës së lirë. Kësaj ne duhet t’i kundërvihemi dhe do t’i kundërvihemi me të gjitha forcat.”

Banorë: Kam 40 vjet në “Elektrik” dhe jam pushuar nga puna bashkë me 53 vetë. Dhe kur kemi bërë takim me drejtorin e “Elektrikut”, i cili ka qenë i dënuar per plagosje te rende në vitin ’98-99. Na ka thirrur në zyrë dhe na ka thënë se kam urdhër nga kryesia e Partisë Socialiste për t’ju heq nga puna nga Arian Lika e deri në fund.

Basha: OSHEE –ja është bërë banda më e famshme në Shqipëri që me kërbaç i bie qytetarit dhe pastaj me marifete vjedh energjinë e prodhuar në Kaskadën e Drinit, e Shkopetit dhe të Ulzës dhe e kthen në cash, lekë të thata. Dhe këto para që nuk përfundojnë në arkën e shtetit sigurisht nuk kthehen as në pensioni, as në dëmshpërblime, as në kompesim për të përndjekurit, nuk kthehen as në rritje rrogash. E morët në filim kompensimin për energjinë elektrike, pastaj nuk vjen më kompensimi për energjinë. Pse ? Sepse gjithë këto lekë i marrin këta banditë.

Kryetari i Partisë Demokratike u njoh më situatën e vështirë që po kalojnë dhe tregtarët. Ata thotë se s’ka xhiro dhe janë të detyruar të mbyllin bizneset e tyre.

Basha: A keni pas xhiro sot?
Tregtarë: S’kemi bërë sefte.
Basha: Deri në çfarë ore e mbani hapë?
Tregtarë: Deri në dy, pastaj  e mbyllim.
Basha: S’keni bërë sefte fare?

Tregtarë: Fare, fare, fare.
Basha: Vetëm sot kështu apo edhe ditë të tjera?
Tregtarë: Ore përditë, përditë, përditë.
Tregtarë: Këtu s’kemi ça me fitu me këto taksa që na kanë vu. Me këto s’ke ça të fitosh. Absolutisht Pothuajse i gjithë ky tregu këtu nuk ka prekë lekë me dorë.
Ne jemi si në ’90-ën. Veçse sot ka ndryshu, në ’90-ën s’kishte mall, sot ka mallë s’ka lekë.

Tregtare: Jam në rrugë të madhe, pa punë me një përkrahje 38 mijë lekë, jam vetë e katërt në shtëpi.
Basha: Këtu punon?

Tregtare: Më kanë nxjerrë prej shpije. Nuk jam në punë, s’jam në punë fare.
Tregtarë:  Këtu s’ka as punë, as pazari nuk është duke ec, as kurrëgjë. Hiç fare. Këtu totalisht është dobët, dobët.

Basha: Me çfarë jetoni?
Tregtarë: Kështu me përkrahje.
​ 
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'