Basha takohet me Kryemadhin
nesër vendoset data e protestës

Basha takohet me Kryemadhin<br />nesër vendoset data e protestës<br /><br>
TIRANE-Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e shoqëruar nga kryetari i grupit parlamentar Petrit Vasili zhvilluan  një takim me liderin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha në selinë blu për rreth 90 minuta.

Në qendër të bisedës mes dy drejtuesve të forcave më të mëdha opozitare në vend ishte strategjia për aksionin opozitar me protestat që pritet në janar. Basha dhe Kryemadhi koordinuan aksionin për protestat me qëllim largimin e qeverisë “Rama 2”.

Pas përfundimit të takimit me Kryemadhin dhe Vasilin, Basha ka takuar dy n/ kryetarët e partisë, Spaho dhe Paloka, ndërsa nesër në orën 10:00 do të takojë aleatët opozitarë. Në konferencën që sipas burimeve të Report Tv do të zhvillohet në orën 10:00 do të jenë Basha, Kryemadhi, Mediu, Duka, Ndoka dhe të aleatët e tjerë të opozitarë.

Pas protestës së fundit në 18 dhjetor kur u zgjodh kryeprokurorja e re Arta Marku, opozita paralajmëroi se në janar do të rifillonte aksioni. Tashmë nesër në konferencën që do të zhvillohet në orën 10:00 do të zyrtarizohet data dhe strategjia e opozitës, që ka qëllim largimin e Ramës.

d.b/shqiptarja.com

 

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Notoi në lumin Sena për garën e Lojërave Olimpike, atletja ndan eksperiencën: Pashë gjëra që as dua t’i mendoj

Paris 2024/ Notoi në lumin Sena për garën e Lojërave Olimpike, atletja ndan eksperiencën: Pashë gjëra që as dua t’i mendoj