Në mbledhjen e zhvilluar sot në selinë blu, PD dhe aleatët e saj kanë caktuar si kusht thelbësor për zgjedhjet e 18 qershorit votimin dhe numërimin elektronik.
Takimi ka ardhur pak orë para nisjes së mbledhjes së grupit parlamentar e cila u zhvillua në orën 13:00.
Në mbledhje morën pjesë PAA, PBDNJ, PDK, PR, LZHK dhe AK.
Gjithashtu PD dhe 5 forcat e tjera politike kanë nënshkruar një memorandum për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Mësohet se PD do të zyrtarizojë qëndrimin e opozitës në seancën e sotme parlamentare e cila është parashikuar të mbahet në orën 17:00.
/Shqiptarja.com