Basha takon banorët në Vlorë: Turizmi drejt falimentimit, mungesa e paketës së ndihmës po i çon drejt mbylljes

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ditën e sotme ka zgjedhur qytetin e Vlorës për t'u takuar me biznesmenët.

Ai thotë se kur shkoi atje gjeti lokale të boshatisura, dyqane pa klientë, sipërmarrës e punonjës që prisnin me shpresën se dikush do të shfaqej për të blerë apo konsumuar diçka.

“Hotelet janë 100% në ditën e tyre më të zezë, restorantet mbahen me këto të qytetit, nuk është se ka të ardhur nga qytetet e tjera apo nga Kosova. Na kanë premtuar për dy nga punonjësit atë 40 mijë lekëshin, por ai mbulon vetëm një muaj. Ndërkohë, vajtëm 4 muaj pa punë edhe nuk e dimë akoma sesa do të jemi. Qiranë edhe detyrimet e tjera i kemi paguar një më një”, thotë një biznesmen.

 “Situata si tani nuk ka qenë ndonjëherë! E shikoni, është bosh. Vajti disa vite kështu, por tani pas pandemisë është katastrofike fare", tha pronari i një lokali, ndërsa nje tjetër iu referua periudhës pas luftës së parë botërore.

Në një dyqan në rrugën tregtare në Vlorë, pronarja tregoi se konsumi ka rënë në mënyrë drastike.

“Xhiroja është skandal. Ja siç e shikon përditë kjo është! Edhe një lokal i madh afër detit ishte bosh. “Unë kam 5 të punësuar. Po vazhdoi kështu kjo kohë, s’ka se si të vazhdosh. Nuk ka xhiro, nuk ka gjë!”, shprehet i dëshpëruar pronari i tij.

Gjatë qëndrimit në Vlorë, kreu i opozitës u takua me disa operatorë turistikë, të cilët treguan gjendjen e rëndë të turizmit dhe papunësinë në rritje, për shkak të mungesës së ndihmës nga qeveria dhe keqmenaxhimit të situatës së pandemisë. 

“Të gjithë që jemi këtu jemi bosh, jo se janë vetëm dyqanet. Situata është alarmante fare, bosh fare. Punëtorët i kemi kthyer. Pagesat e rrigave nuk arrijmë dot t’i bëjmë të gjitha. Po vazhdoi kështu deri në nëntor, duhet të ngremë duart të gjithë. Njerëzit nuk vijnë në hotele, jemi bosh, zero, zero, zero. Menduam fundjavës mos levizte, por edhe fundjavat janë shumë të vakta fare. Zero!” u shpreh njëri nga operatorët turistikë.

Lideri i opozitës mbështeti kërkesat e operatorëve turistikë për një paketë të veçantë për turizmin, i cili ka marrë një goditje të rëndë nga anullimet e të gjitha rezervimeve. Basha tha se kjo duhej bërë shpejt dhe se nuk është çështje dëshire apo lëmoshe e qeverisë, por e detyrimit ligjor të emergjencës civile.

Pronari i një biznesi hotelerie u shpreh se kishte të punësuar 200 vetë, por nëse situata do të vazhdojë të jetë si tani, do të detyrohet të largojë nga puna shumicën e tyre.

Mirëqenia juaj, prosperiteti juaj si sektor dhe i biznesit në tërësi është interes publik i Shqipërisë. Ata ju shikojnë si taksapagues, për mua jeni punëdhënës, në radhë të parë. Taksa është instrument në funksion të ekonomisë, në funksion të punësimit, nuk është instrument në funksion të rilindjes urbane apo të 10 koncensioneve ku i ka çuar lekët ky”, u shpreh Basha.

Kreu i opozitës tha se është e papranueshme që provokohen situata të tilla që demotivojnë turizmin në kulmin e krizës, siç ishte edhe rasti i Velipojës.

“Shqipëria është i vetmi vend në botë ku kryeministri e fillon sezonin turistik me matrapik, me prishje. Një gjë ju garantoj: nuk ka për të pasur njerëz të privilegjuar se po s’hapëm konkurencën, po nuk garantuam barazi mes aktorëve në treg, kjo vetëm ekonomi tregu nuk quhet. Të mos të ketë më 4-5 të preferuar dhe të gjithë të tjerët të ulin kokën para tyre”,  theksoi  Basha.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Selenice: 13/06/2020 15:12

    Se vlonjatete u mesuan me leke te shpejta nga skafete. Nuk punojne ndryshe. Veteme Enveri i ua futi kembete në nje kepuce aq sa i kendonin kur ky i shalonte me kamzhike.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi