Basha takon Dora Bakojanis ish
ministren greke që firmosi 'Detin'

Basha takon Dora Bakojanis ish<br />ministren greke që firmosi 'Detin'
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, po zhvillon një vizitë në Greqi, ku ka zhvilluar takime me krerë të partive politike atje. Basha është pritur në një takim nga kryetari i partisë Nea Demokracia, Kyriakos Mitsotakis, partia partnere me demokratët.
 
Në selinë e De Demokracia, Basha ka takuar edhe ish ministren e Jashtme të Greqisë, Dora Bakojanis, me të cilën firmosi marrëveshjen e detit në vitin 2009-ë.

lulzim basha dora bakojanis
lulzim basha dora bakojanis
(Dora Bakojanis dhe Lulzim Basha sot në Athinë)

Siç duket Basha dhe Bakojanis kanë ende miqësi mes tyre, të cilën kurrsesi nuk ngurrojnë ta reklamojnë.

Edhe pse marrëveshja e detit u hodh poshtë nga Gjykata Kushtetuese si cenim i sovranitetit territorial të Shqipërisë, ndërsa nga opinioni publik u cilësua si tradhti kombëtare, ende PD nuk ka kërkuar ndjesë. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'