Basha takon Grenell para ceremonisë presidenciale: Kam besim se Trump dhe ekipi i tij do ta avancojnë çështjen shqiptare, tendenca destabilizuese nga Rusia

Basha takon Grenell para ceremonisë presidenciale: Kam besim se Trump dhe ekipi i tij do ta avancojnë çështjen shqiptare, tendenca destabilizuese nga Rusia

Lulzim Basha dhe Richard Grenell

Kryetari i grupimit Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, është takuar me të Dërguarin e Posaçëm Presidencial për Misione të Veçanta, Richard Grenell. Ky takim u zhvillua gjatë ceremonisë të organizuar në prag të inaugurimit të Presidentit Trump.

Basha theksoi rëndësinë e partneritetit strategjik me SHBA-të dhe nevojën për vëmendje amerikane ndaj rajonit të Ballkanit Perëndimor, përballë sfidave destabilizuese nga Rusia dhe aleatët e saj.

Basha shprehu besimin se administrata e re amerikane do të mbështesë prioritetet kombëtare, përfshirë përmbylljen e dialogut Kosovë-Serbi dhe përshpejtimin e integrimeve euro-atlantike.

Postimi i plotë i Bashës:

Kënaqësi të bisedoja me Dërguarin e Posaçëm Presidencial për Misione të Veçanta, Richard Grenell, gjatë ceremonisë së veçantë të organizuar në prag të inaugurimit të Presidentit Trump. Për shqiptarët, SHBA-të mbeten aleati dhe partneri ynë strategjik. Forcimi i bashkëpunimit dhe bashkërendimit me to është një prioritet madhor.

Vëmendje amerikane ndaj rajonit të Ballkanit Perëndimor është shumë e rëndësishme, veçanërisht për shkak të tendencave të vazhdueshme destabilizuese nga Rusia, e cila përdor aleatët e saj në Serbi dhe Republika Srpska, por edhe aktorë të caktuar politikë në Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi.

Jam i bindur se Presidenti Trump dhe ekipi i tij do të mbështesin vendosmërisht prioritetet tona kombëtare, duke përfshirë përmbylljen e dialogut Kosovë-Serbi dhe përshpejtimin e integrimeve në institucionet euro-atlantike”.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 20 Janar, 09:13

    Betohet Trump, a do të ndryshojë politika e SHBA-ve ndaj Shqipërisë?



×

Lajmi i fundit

Trump dhe Kosova, çfarë pritet gjatë mandatit të dytë presidencial

Trump dhe Kosova, çfarë pritet gjatë mandatit të dytë presidencial