Basha takon kampionin botëror të
karatesë: Talentet të mbështeten

Basha takon kampionin botëror të<br />karatesë: Talentet të mbështeten
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti në një takim Bekim Bashën, fituesin e medaljes së argjendtë në Kampionatin  Botëror të karatesë ku ka thënë se talentet duhen mbështetur.

Basha ka vlerësuar vullnetin e  hekurt të 17- vjeçarit Bekim Basha, përmës të cilit ia ka dalë të përmbushë qëllimin e tij dhe të ngrejë flamurin shqiptar mes 54 shteteve të botës që morën pjesë në kupën e botës zhvilluar në Kroaci.

Basha ka shprehur domosdoshmërinë e mbështetjes së talenteve të sportit si Bekimi të cilët ndonëse jashtë vëmendjes mediatike dhe të qeverise kanë shkëlqyer në kompeticione ndërkombëtare duke ngritur lart emrin e Shqipërisë dhe flamurin kombëtar e duke u nderuar me medalje.

Mbështetja e tyre financiare, krijimi i kushteve për stërvitjen e tyre do të jetë prioritet i Partisë Demokratike, pasi qeveria nuk mund të investohet vetëm për të përfituar nga suksesi i sportistëve tanë, theksoi Basha.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'