Basha takon Kerryn: Partnerët
të angazhohen për zgjedhje të lira

Basha takon Kerryn: Partnerët<br />të angazhohen për zgjedhje të lira
TIRANË - Lideri i opozitës Lulzim Basha e shesh vizitën e John Kerryt si shprehje të mbështetjes së jashtëzakonshme që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndaj vendit tonë. Pas një takimi i cili zgjati rreth 40 minuta në hotel "Rogner" me sekretarin amerikan të shtetit, Basha nënvizoi se mbështetja e SHBA-ve ishte vendimtare për procesin e dekriminalizimit, që Shqipëria ndërmori me sukses duke votuar ligjin. "Pa përkrahjen e SHBA dekriminalizmi nuk do të realizohej", - u shpreh kryedemokrati në një prononcim për gazetarët.
 
"I sigurova në këtë takim se Partia Demokratike ashtu sikundër ka bërë deri më sot do të vazhdoj të jetë në krye të përpjekjeve për ruajtjen dhe konsolidimin e standardeve euroatlantike të demokracisë, shtetit ligjor dhe të drejtave të njeriut. Dhe se ashtu si në qeverisje edhe në opozitë Partia Demokratike mbetet e përkushtuar jo vetëm ndaj këtyre vlerave, jo vetëm me fjalë por edhe me vepra, siç ishte rasti i procesit të dekriminalizimit. Proces kyç për të sotmen dhe të nesërmen e demokracisë shqiptare dhe që nuk do të ishte përfunduar me sukses pa mbështetjen e plotë dhe të gjithanshme të SHBA-ve", tha Basha.

Edhe para Kerry-t Basha ka shprehur qëndrimin se reforma në drejtësi duhet të ecë vetëm sipas rekomandimeve të Venecias.
 
" E në këtë kontekst është dhe ecja përpara me reforma shumë të rëndësishme siç është reforma në drejtësi, në përputhje me rekomandimet, normat, standardet e pranuara bashkërisht siç janë ato të Komisionit të Venecias, si dhe çështja kyçe e demokracisë shqiptare, çështja e zgjedhjeve të lira e të ndershme, për të cilat opozita kërkon angazhimin e partnerëve tanë si një reformë kyçe pa të cilën Shqipëria nuk mund të bëjë përpara", - theksoi Basha".
 
basha kerry

Megjithatë, një pikë kyçe për të ardhmen e vendit ku Basha kërkon angazhimin e SHBA-së është edhe reforma zgjedhore.
 
" Duke forcuar demokracinë e brendshme është e investimi më i mirë, më i fuqishëm në të ardhmen europiane dhe euroatlantike të Shqipërisë dhe gjithë rajonit. E në këtë kontekst është dhe ecja përpara me reforma shumë të rëndësishme siç është reforma në drejtësi, në përputhje me rekomandimet, normat, standardet e pranuara bashkërisht siç janë ato të Komisionit të Venecias, si dhe çështja kyçe e demokracisë shqiptare, çështja e zgjedhjeve të lira e të ndershme, për të cilat opozita kërkon angazhimin e partnerëve tanë si një reformë kyçe pa të cilën Shqipëria nuk mund të bëjë përpara.", - theksoi kreu i PD-së.
 
Basha e sheh takimin me Kerryn në mesin e një axhende të ngjeshur, si vlerësim për Partinë Demokratike.
 
"Falenderoj sekretarin Kerry që në një axhendë jashtëzakonisht të ngjeshur ndau kohë për të takuar opozitën dhe për të bashkëbiseduar së bashku mbi sfidat kryesore të Shqipërisë në këtë moment kyç për demokracinë shqiptare. Falenderimet e mia më të përzemërta për sekretarin Kerry, për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për administratën e Presidentit Obama, për mbështetjen e jashtëzakonshme që ai i ka dhënë dhe i jep Shqipërisë dhe shqiptarëve. Jam edhe një herë shumë mirënjohës sekretarit Kerry që ndau kohë posaçërisht për të bashkëbiseduar  me opozitën, unë e konsideroj këtë një shenjë besimi të madh tek opozita shqiptare, tek Partia Demokratike dhe i garantoj që Partia Demokratike dhe unë do të bëjmë çdo përpjekje për të përmbyllur me sukses konsolidimin e standardeve demokratike, të shtetit ligjor në Shqipëri, për të mbyllur çdo derë instalimit të një oligarkie dhe të ti hapur rrugë një demokracie pjesëmarrëse për qytetarët shqiptarë", tha Basha.
 
Në këtë takim Basha shoqërohej nga kreu i grupit parlamentar Edi Paloka, deputetët demokratë Edmond Spaho, Jorida Tabaku dhe Aldo Bumçi, ndërsa mungonte lideri historik i së djathtës Sali Berisha.

kerry pd

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si u shpall Armik i Popullit Edison Gjergo! Suzana Varvarica në  Esencë-Report Tv

Si u shpall Armik i Popullit Edison Gjergo! Suzana Varvarica në  Esencë-Report Tv