Basha takon Lu: Dekriminalizim 
vetëm sipas rezolutës së dhjetorit

Basha takon Lu: Dekriminalizim <br />vetëm sipas rezolutës së dhjetorit
TIRANË -   Ndonëse qeveria nxitoi të miratonte një projtkligj të ri për emërimet në funksionet publike, opozita deklarohet e vendosur për të mos lejuar votimin në Kuvend të asnjë dokumenti ligjor që lidhet me procesin e dekriminalizimit, i cili nuk ka dalë nga komisioni i posaçem.
 
Këtë qëndrim, kryedemokrati Basha ia përcolli kryediplomatit amerikan në Tiranë Donald Lu gjatë takimit në selinë e PD. E nëse e majta nuk tregon vullnet politik për një draft final sipas marrëveshjes së dhjetorit të kaluar, demokratët e kanë strategjinë e tyre. 
 
“Dekriminalizimi pra largimi i kriminelëve nga Parlamenti, nga pushteti vendor dhe administrata publike është prioriteti kryesor i Shqipërisë dhe për këtë, Partia Demokratike, unë personalisht, jemi të vendosur për ta çuar betejën deri në fund. Ne kemi mbështetjen e plotë dhe të gjithanshme të partnerëve ndërkombëtarë të cilët dua t’i falënderoj për këtë mbështetje që i japin kësaj kauze jetike për Shqipërinë dhe shqiptarët dhe jemi të vendosur që të ndërmarrim të gjithë hapat për ta zgjidhur këtë çështje. Fokusi ynë mbetet zgjidhja institucionale brenda kornizës së marrëveshjes së 24 Dhjetorit, në kuadër të komisionit të dekriminalizimit, për të gjetur rrugën dhe gjuhën e përbashkët në mënyrë që ligji për dekriminalizimin të jetë një ligj efektiv dhe jo një ligj kozmetik, një ligj që me të vërtetë e bën të pamundur për personat me rekorde të tmerrshme kriminale të kandidojnë apo të mbajnë funksione publike. Nëse qeveria ka vullnetin të punojë mbi këto parime, ne kemi vullnetin tonë të plotë dhe sigurisht, përkrahjen e plotë të faktorit ndërkombëtar. Nëse jo, opozita do të marrë vendimet që i takojnë bashkë me qytetarët shqiptarë. Dekriminalizimi do të bëhet. Mirë është të bëhet me vullnetin e të gjithë palëve. Nëse jo, do të bëhet edhe përkundër mungesës së vullnetit nga ana e qeverisë e veçanërisht kryeministrit Rama”, - tha Basha.
 
Takimi mes numrit një të diplomacisë amerikane në Tiranë dhe kreut të Partisë Demokratike erdhi një ditë pas qeveria miratoi p/ligjin për procesin e dekrimalizimit në të cilin nuk është përfshirë asnjë prej propozimeve të opozitës, si ai i testit të drogës apo i shenjave të gishtave. Qeveria paralajmëroi se do ta çojë në Kuvend projektligjin që ligjëron mes të tjerash se mund të emërohen në poste drejtuese njerëz që kanë kryer jo më shumë se dy vite burg. E nëse ky projektligj nuk kalon në komisionin e posaçëm, demokratët shprehen se do ta çojnë të vetëm deri në fund procesin e dekriminalizimit.

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Liga e Kombeve/ Deschamps lë jashtë Francës sulmuesin Kylian Mbappe

Liga e Kombeve/ Deschamps lë jashtë Francës sulmuesin Kylian Mbappe