"Të gjitha kategoritë shoqërore ndihen të goditura dhe të poshtëruara, theksoi kreu demokrat, dhe ndaj vazhdimi i kesaj keqqeverisje është një humbje më e madhe, një kosto shtesë për vendin, për çdo familje, për çdo shqiptar dhe një rrezik i madh që i kanoset demokracisë dhe shtetit ligjor.
Kjo gjendje po shton revoltën dhe zemëratën popullore, e cila po përkthehet në protesta të njëpasnjëshme, duke sjellë në vemendje pjesëmarrjen në mitingun madhështor të datës 8 dhjetor."-tha Basha
Korrupsioni, krimi me lidhje qeveritare, rënia e shtetit ligjor dhe shkatërrimi i zgjedhjeve si shkaqet kryesore të krizës ekonomike, politike dhe sociale ishin në qendër të diskutimeve me presidentin e Partisë Popullore Europiane Joseph Daul, kryetarin e Parlamentit të Gjermanisë Norbert Lammert, kryetarin e Komisionit të Çështjeve Europiane në Bundestag Gunther Krichbaum, kryetarin e Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian Elmar Brok, me zëvendëspresidentin e Partisë Popullore Europiane dhe eurodeputetin gjerman David Mcallister, ministrin e Brendshëm gjerman Thomas de Maiziere me Sekretarin e Përgjithshëm të CDU-së Peter Tauber, kryetari i grupit parlamentar të CDU-së Andreas Lammel etj.
Basha shtoi se "Shpreha shqetësimet për situatën e rëndë që po kalon vendi ku Edi Rama ka instaluar shtetin e të padrejtës i cili dhunon qytetarët duke shkelur ligjet e vendit dhe mbron krimin e korrupsionin duke bllokuar hetimet për megaaferat korruptive, siç është afera CEZ prej 600 milionë eurosh dhe ministrat e zhytur deri në fyt në vedhje dhe lidhje me krimin e narkotrafikantët, ndër të cilët është ministri i Brendshëm i faktuar botërisht për lidhjet e tij me narkotrafikun. Revolta popullore që ka shpërthyer në të gjithë vendin dhe numri i lartë i azilkërkuesve shqiptarë është dëshmia më e qartë e situatës së rëndë ekonomike, papunësisë që shtohet dhe dhunës qeveritare ndaj të pamundurve. Buxheti i ri me rritje taksash, dhe shpenzime për luks qeveritar dhe asnjë investim për hapje vendesh të reja pune, tregon se qeveria “Rama” nuk ka asnjë plan per nxjerrjen e vendit nga kriza por do ta thellojë atë dhe vjedhjen e korrupsionin.
"Të gjitha kategoritë shoqërore ndihen të goditura dhe të poshtëruara, -theksoi kreu demokrat, dhe ndaj vazhdimi i kesaj keqqeverisje është një humbje më e madhe, një kosto shtesë për vendin, për çdo familje, për çdo shqiptar dhe një rrezik i madh që i kanoset demokracisë dhe shtetit ligjor. Kjo gjendje po shton revoltën dhe zemëratën popullore, e cila po përkthehet në protesta të njëpasnjëshme, duke sjellë në vemendje pjesëmarrjen në mitingun madhështor të datës 8 dhjetor."
"Me këtë qeveri të faktuar si shkatërruesja e zgjedhjeve vendore, Shqipëria nuk mund të ketë një proces të lirë dhe të ndershëm zgjedhor dhe as zgjidhje për situatën e rëndë ekonomike. Zgjidhja, eshte qeveria teknike e cila do të përgatise dhr garantoje zgjedhje të lira dhe të ndershme.Pata kënaqësinë e një bashkëbisedim të shkurtër edhe me kancelaren Angela Merkel të cilën e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Shqipërisë sikundër vura në pah shpresën se Gjermania do të jetë në mbështetje të ëndrrës europiane të shqiptareve ashtu siç mbështeti fuqimisht dhe liberalizimin e vizave".-shtoi Basha
Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)