TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha është takuar me analistin për çështjet e Ballkanit Daniel Serwer gjatë një vizite që ky i fundit po zhvillon në Tiranë. Teksa ka ndarë një foto krah tij duke e cilësuar 'mik', Basha thekson se alternativa dhe shpresa e vetme e Shqipërisë është anëtarësimi në BE.
Kryedemokrati shkruan se Shqipërinë e pret një e ardhme plot shpresë dhe mundësi zhvillimi.
"Daniel Serwer është një mik i çmuar me të cilin kam bashkëpunuar ngushtë në vitet e anëtarësimit te Shqipërisë në NATO dhe procesit të pavarësimit të Kosovës. Pata kënaqësinë ta pres në Tiranë ku bashkë me shqetësimin për gjendjen aktuale të demokracisë, sundimit të ligjit dhe krimit dhe korrupsionit, ndamë bindjen se Shqipërinë e pret një e nesërme plot shpresë dhe mundësi për zhvillim dhe mirëqenie reale dhe të prekshme nga të gjithë shqiptarët. Shqipëria ka vetëm një alternativë, rruga europiane dhe anëtarësimi në BE", shkruan Basha.