Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me ministren e Jashtme të Suedisë, Margo Wallstrom e cila ndodhet në Tiranë në kuadër të një vizite zyrtare me ftesë të kryediplomatit Ditmir Bushati.  

Në këtë takim ka marrë pjesë edhe ambasadori suedez në vendin tonë, Johan Ndisi. Takimi zgjati rreth një orë në ambientet e Hotel "Rogner". 
Kreu i PD Basha takim në Rogner me Ministren e Jashtme të Suedisë
(Në foto eskorta e kryetarit të PD, Lulzim Basha)

Në fokus të bisedës mendohet të ketë qenë situata politike.

Një ditë më parë Rama dhe Basha dështuan arritjen e një marrëveshje ëpr t'i dhënë fund ngërçit pavarësisht lëshimeve nga maxhoranca. Ndërkohë faktori ndërkombëtar ka shtuar presionin mbi opozitën që të marrë pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com