Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka pritur ditën e sotme në selinë blu, ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmanin.
Në një prononcim të shkurtër për mediat pas takimit, Basha tha se u diskutua për marrëdhëniet mes dy vendeve, bashkëpunimin për integrimit europian dhe sfidat aktuale.
Basha shtoi se ka mbështet rolin e faktorit politik shqiptar, garantues i proceseve demokratike, stabilitetit dhe proceseve të rëndësishme.
'Diskutuam për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona, dhe bashkëpunimi për integrimin, sfidat aktuale për pandeminë dhe domosdoshmëri për forcimin e bashkëpunimit, me synim mirëqënien, punësimin, zhvillimin ekonomik.
Për të vazhduar së bashku rolin si dy vende, të cilat kanë qenë krah për krah në anëtarësimin në NATO, dhe së shpejti krah për krah në rrugën e sigurt drejt anëtarësimit në BE.
Mbështeta rolin e faktorit politik shqiptar, garantues i proceseve demokratike, stabilitetit, proceseve të rëndësishme. Po kështu edhe në proceset e tjera politike, si integrimi europian dhe dëshirën e vullnetit tonë për të parë realizimin e masave dhe detyrimeve që burojnë nga marrëveshja e Ohrit, për shqiptarët padyshim, ky është vokacion i PD si në opozitë dhe qeveri. Sigurisht dhe një le të themi obligim moral e kushtetues i shqiptarëve kudo, '- tha Basha.
Komente












