Basha takon Presidentin e 'Heritage':
Do çlirojmë ekonominë nga monopolet

Basha takon Presidentin e 'Heritage':<br />Do çlirojmë ekonominë nga monopolet
Gjatë vizitës në SHBA, Lulzim Basha ka zhvilluar edhe një takim me Presidentin e Fondacionit Heritage, Jim DeMint.
 
Kreu i PD thotë se gjatë takimit me Jim DeMint është diskutuar për reformat në ekonomi, monopolet, oligopolet e klientelizmi dhe krijimin e një ekonomie të vërtetë tregu.
 
"Dje pata një drekë pune me Presidentin e Fondacionit Heritage, Zotin Jim DeMint. Folëm për reformat për çlirimin e ekonomisë shqiptare nga monopolet, oligopolet e klientelizmi dhe krijimin e një ekonomie të vërtetë tregu.
 
Mora premtimin e Presidentit DeMint se në këto përpjekje do të kemi ekspertizën dhe mbështetjen e Fondacionit Heritage.
 
Heritage është një ndër institucionet më të rëndësishme amerikane të studimit të politikave publike, i cili harton çdo vit Indeksin e Lirisë Ekonomike në Botë, treguesi kryesor për matjen e lirisë ekonomike në mbi 186 vende. Ekspertiza e Heritage do të jetë një ndihmë e çmuar për Shqipërinë
" shprehet Basha.
 
Lulzim Basha ndodhet në SHBA pasi sot do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit Trump.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Universitetet amerikane forcojnë rregullat, shpresojnë të përmbajnë protestat kundër luftës

Universitetet amerikane forcojnë rregullat, shpresojnë të përmbajnë protestat kundër luftës