Basha: Taksat janë rritur mbi 50% 
Braçe: Gënjen, rritja prek vetëm 5%

Basha: Taksat janë rritur mbi 50% <br />Braçe: Gënjen, rritja prek vetëm 5%
TIRANE -Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një status në ‘Facebook’, akuzon qeverinë se po dëmton shtresën e mesme të shoqërisë. Duke bërë thirrje për protesta. Por ka reaguar menjëherë deputeti socialist Erjon Braçe, sipas të cilit taksat prekin vetëm 5 % të qytetarëve, çka tregon se Basha gënjen shqiptarët.
 
Kryetari i demokratëve Lulzim Basha ka reaguar në një status në Facebook’, për situatën ekonomike. Basha shkruan se: Qeveria po shtyn vendin në drejtimin e gabuar. Nga viti në vit po shtohet skamja. Rrënohen të varfrit, rrënohen shpresat e tyre që janë punëdhënësit.

“Nga 1 Janari 2015 u rritën me 50% taksat për biznesin, qiratë dhe tatim fitimin. E keqja nuk ndalet. Një vit më parë taksa progresive goditi njerëzit më të aftë - profesionistët e çdo fushe. Për të dytin vit radhazi shtresa e mesme po shkon drejt eliminimit progresiv. Po zhbëhet gjithçka qe u ngrit me sakrifica ne dy dekada. Ne vendet e zhvilluara njerëzit me te ardhura mesatare arrijnë deri në 60% të shoqërisë. Ky është edhe trendi global, dhe jo më kot. Shtresa e mesme është sinonim i sipërmarrjes, investimit, rritjes ekonomike dhe punësimit. Shtresa e mesme është garanti i demokracisë, i lirisë dhe mirëqenies. Kjo shtrese duhet mbrojtur dhe konsoliduar me çdo kusht.”-shkruan Basha duke shtuar se ky është një rrezik real, duhet të reagojmë.
 basha fb

Por ka reaguar ndaj kësaj deklaratë deputeti i partisë Socialiste Erjon Brace, ku në një status në ‘Facebook’, shkruan se Lulzim Basha po gënjen shqiptarët dhe po tregon padije, ndërsa po vazhdon pushimet e tij luksoze dimërore. Për Braçen, "tatimi progresiv" rëndoi vetëm 5% të rrogave të paguara në këtë vend!! Vetëm 5%! Duke shtuar se nëse shtresa e mesme në këtë vend, zë vetëm 5% të atyre që punojnë, që shërbejnë, atëherë pabarazia që kemi trashëguar nga ekonomia e Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, ka qenë ekstreme!!

Duke vijuar më tej ai thekson se tatimi progresiv iu ktheu, të gjithë atyre që punojnë e marrin një rroge, mbi 25 milionë dollarë vitin që shkoi!! E dyta, nga 1 janari 2015 u rritën me 50% taksat për biznesin, qiratë dhe tatim fitimin!! I paditur; niveli i "tatim fitimi" nuk është rritur për këtë vit, po nga ta dish ti!!

“Ti je tërësisht i shqetësuar për fitimet e oligarkëve, tatimin e tyre, jo për të ardhurat e punëtorëve, shërbyesve publik, biznesit të vogël, biznesit të mesëm, në fund të fundit të shkon, je si ata, je ende jashtë Shqipërisë për pushime dimri.”-përfundon Braçe.

Brace fb

Redaksia Online
(e.c/a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)