Basha: Taksë 9%, kreditim 
ekonomisë 500 milionë euro

Basha: Taksë 9%, kreditim <br />ekonomisë 500 milionë euro
Hartimi i një platforme ekonomike ka mbledhur këtë të hënë, në selinë blu departamentet e PD-së. Sipas kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha hartimi i këtij programi ekonomik ka si qëllim nxjerrjen e vendit nga kriza ekonomike në të cilën ndodhet.
 
“"Partia Demokratike ka nisur hartimin e një programi ekonomik, qëllimi i të cilit është të nxjerrë vendin nga depresioni, nga kriza ekonomike ku e ka zhytur  qeverisja aktuale dhe pjesë të këtij programi, tashmë po konsultohet me qytetarët, siç është; çështja e nivelit të taksave, ku Partia Demorkatike propozon taksën e sheshtë me nivelin më të ulët në Ballkan prej 9 %; paketa jonë për biznesin e vogël ku parashikohet vendosja e pullës fiskale me vlerë 10 mijë deri në 50 mijë lekë të reja për bizneset në varësi të xhiros nga 2 deri në 12 milionë lekë të reja, që do të thote rritja e tavanit të xhiros për bizneset e vogla; propozime që kanë të bëjnë me nxitjen dhe financimin e prodhimit në tërësi, prodhimit bujqësor dhe blektoral në veçanti dhe lehtësira të tjera të cilat do të bëjnë mundur ritkhimin e shpresës, optimizmin, frymëzimin e një besimi të ri tek puna, tek puna e papenguar, tek liria për të punuar,  për të prodhuar dhe për ta nxjerrë vendin nga kjo mugëtirë e vrasjes së shpresës dhe e arbitraritetit selektv nga kjo qeveri," tha Basha. 
 
Lideri i opozitës tha se program i të djathës është në kontrast të plotë me hapat negativë të ndjekur nga qeveria Rama ndaj klimës së biznesit.
 
“Nuk është sekret që platforma jonë është në kontrast të plotë me hapat thellësisht negative që ka ndërmarrë qeveria Rama, përkeqësimin e klimës së biznesit, tashmë të konstatuar edhe nga institucionet ndërkombëtare, rënien pikiatë të kreditimit, të investimeve të huaja, të konsumit, rënien e xhiros, rënien e lekut, rënien e mirëqenies së shqiptarëve. Dhe në vend që të reflektojë për kursin e gabuar, për politikat e ditës së qametit, nga ky kryeministër i ditës së qametit, çfarë bën?! Sjell në Parlament ligje për burgosjen e biznesit, sjell në Parlament dhe pritet të nisë në Parlament paketa për rritje të mëtejshme  tëtaksave dhe të pagesave nga biznesi nga qytetarët. Kjo është e papranueshme. Këtë rrugë ndoqi Shqipëria prej dy vitesh nën drejtimin e koalicionit Rama-Meta, ku njëri propozonte dhe tjetri votonte? Duket qartë që kjo rrugë është shkaku kryesor sepse Shqipëria ndodhet në krizë ekonomike. Ndaj ne bëhemi gati t’u ofrojmë shqiptarëve një rrugë tjetër, një rrugë të besueshme,  që do të prodhojë më shumë mirëqenie për shqiptarët, do të injektojë afro gjysmë miliard, pra, 500 milionë euro në ekonominë shqiptare. Para që sot i vjel qeveria Rama por nuk përfundojnë në arkën e shtetit sepse vidhen rrugës," deklaroi kreu i PD-së.

Basha  shtoi se platforma e tij do të konsultohet gjerësisht jo vetëm me qytetarët, por edhe me grupet e interesit. "Kjo platformë, sigurisht do të konsultohet gjerësisht jo vetëm në formatin e takimeve që unë kam dhe do të vazhdoj të kem me qytetarët kudo që janë, por edhe me grupet e interesit. Por një konsultim i tillë, doemos kalon edhe përmes konsultimeve të brendshme, si ky i sotmi ku rrihen ide të ndryshme, debatohet për to dhe si produkt final do ti paraqesim qytetarëve vizionit tonë, planin tonë dhe vendosmërinë time për ta nxjerrë vendin nga kriza ekonomike dhe psikologjike ku e ka zhytur qeveria e Edi Ramës dhe dyshja Rama-Meta," përfundoi Basha.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal