TIRANË – Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka njoftuar sot brenda kësaj jave do të aktivizojë Aleancën Kombëtare Kundër Drogës, e cila do të vazhdojë betejën e nisur nga opozita kundër narkotrafikut me një kalendar të qartë punimesh, ndërsa vetë PD-ja do ta vazhdojë betejën në Kuvend, duke e konsideruar atë si vijën e parë të “luftimeve”..
 
Burime të besueshme të “A1Report!” konfirmuan se Aleanca do të mblidhet ditën e mërkurrë.
 
Basha  tha se Aleanca “e krijuar për këtë qëllim do të  mblidhet  kësaj jave për të  përcaktuar  një program të detajuar të veprimeve dhe propozimeve  të saj në funksion  të qëllimit për të  cilin është krijuar, duke  filluar  me sensibilizmin e   mëtejshëm të publikut,   rinisë  studentore  dhe rinisë në përgjithësi, duke vazhduar me përgatitjen  e një pakete propozimesh në rrafshin ligjor dhe për përcaktimin e kalendarit të ri të aksionit opozitar.
 
Ne duam, synojmë e do të punojmë për zgjerimin  maksimal të kësaj aleance jetike, duke ftuar të marrin pjesë të gjitha partitë dhe organizata e shoqërisë civile që ndajnë me ne dhe këtë aleancë qëndrimet e saj të shpallura.”
 
Po ashtu, kreu demokrat nënvizoi se PD-ja jo vetëm që nuk do t’i largohet Kuvendit, por do ta përdorë atë si vijën e parë të betejës së saj në luftën kundër drogës.
 
“Aula e parlamentit,”- tha ai,- “do të  vazhdojë të mbetet aula e vijës së parë për deputetët tanë, për Grupin tonë Parlamentar, për aleatët tanë por kontributet tuaja.”
 
Redaksia online
(armanda shtembari/Shqiptarja.com)