Basha te busti i Adem Jasharit:
I tregoi botës çmimin e lirisë 
 

Basha te busti i Adem Jasharit:<br />I tregoi botës çmimin e lirisë <br /> 
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar sot homazhe pranë bustit të Heroit të Kosovës, Adem Jashari, në Tiranë, në përkujtim të 18 vjetorit të rënies heroike të tij.

Shefi i opozitës u shpreh se beteja epike e familjes Jashari vuri gjakun në themelet e Kosovës së lirë dhe të pavarur.

“18 vjet më parë Jasharët i treguan botës mbarë se çfarë çmimi ka liria për shqiptarin. Beteja epike e familjes Jashari me në krye komandantin legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari vuri gjakun e tyre të kulluar arbëror në themelet e Kosovës së lirë e të pavarur! Lavdi të pavdekshme komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Adem Jashari, nderim përjetë familjes Jashari dhe bijve e bijave të shqipes që dhanë jetën për liri!”, u shpreh kryetari i PD, Lulzim Basha. 

Redaksia online
(L.Q/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'