Qytetari: Kemi frikë të shkojmë në Shkodër! Basha: Të zbardhen vrasjet ose shteti ka dorë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pasditen e sotme ka zhvilluar disa takime në Malësinë e Madhe, ndërsa ka kërkuar zbardhjen e vrasjeve në Shkodër, e fundit ditën e shtunë, ku u ekzekutuan dy vëllezërit Bilali.

Basha u shpreh se plumbat vranë njerëz të pafajshëm, që kanë dhënë kontribut për demokracinë dhe Shkodrën, referuar Brahim Bilalit, i cili përveç angazhimeve me PD-në, ka qenë edhe kryetar i shoqatës '2 Prilli'.

"Vrasja duhet të zbardhet se aty ka edhe njerëz që janë përfshirë në mënyrë të pafajshme. Të zbardhen ose shteti ka dorë" deklaroi ai.

Biseda me pronarin e biznesit në Malësi të Madhe
Gazmend Fili: Ne kemi shumë frikë me dalë në Shkodër me pirë kafe, duhet me ndej brenda.
Lulzim Basha: E tmerrshme ajo që ka ndodhur, edhe thonë bandat, po hanë kokat e njëri tjetrit, po policia me cfarë paguhet?
Gazmend Fili: Po ku dinë unë, me kaluar rrugës më kap mua
Lulzim Basha: Edhe ka ndodhur, njerëz të pafajshëm. Ajo vrasje duhet zbardh, pasi aty ka njerëz të përfshirë në mënyrë të pafajshme, që kanë dhënë kontribut edhe për Shkodrën edhe demokracinë, ose për ndryshe ka gisht shteti, rrugë tjetër nuk ka. Drejtësi nuk ka, mundësi nuk ka...

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tori: 01/04/2019 17:14

    Jashte nga Shkodra ju krijusit e bandave terroriste ne Shkoder.Ju krijuat,financuat e I perdorni e I fusni ne vrasje duke I cfrytezuar per interest partiake.Shkodra e populli saj e din se te gjitha bandet kriminale ne Shkoder jan te lidhuna me PD.Ju jeni kanceri I SHKODRES

    Përgjigju
  • Populli: 01/04/2019 17:01

    Ti kriminel i ndyre qe ze ne goje Shtetin,ti je vec nje pleher qe i ke duart e tua te ndyra te lyera ne gjakun e pafajshem te qytetarve me 21 Janar,duart e tua te ndyra ne vjedhje e cvatje nuk ke fytyre ti Lulzim Pacavure te zesh ne goje Shtetin mbasi je nje sharlatan i neveritshem

    Përgjigju
  • xreport: 01/04/2019 16:58

    o luliiii ne cep te botes vriten edhe ne vendin me te sigurt o luleeee o lulushhhh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka