Basha: Teatri i ri barbari,
bllok kriminal betoni i Ramës

Basha: Teatri i ri barbari,<br />bllok kriminal betoni i Ramës<br>
Kryetari i opozitës Lulzim Basha e ka sulmuar sot projektin e paraqitur nga kryeministri Edi Rama lidhur me ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar, në vendin ku aktualisht ndodhet teatri i vjetër.

Rama tha se teatri i ri do të ketë trefishin e përmasës së atij aktual, por sipas Bashës, ky projekt është një “talibanizëm kulturor” me para’, burimi i të cilave nuk dihet, sipas kryetarit të PD-së.

Statusi i plotë i Bashës në Facebook:

Barbaria e Edi Ramës mbi historinë, kulturën dhe kryeqytetin nuk ndalet. Me shembjen e Teatrit Kombëtar do të shuhet përgjithmonë një pjesë e historisë, do të prishet një vepër e trashëgimisë kulturore, do të shkatërrohet më shumë harmonia urbanistike dhe arkitekturore e qytetit. Në vend të Teatrit Kombëtar, do të ngrihet një tjetër bllok gjigand betoni. Talibanizëm kulturor dhe historik dhe një tjetër skemë grabitqare PPP, nga një tjetër klient që do të rrëmbejë tokë publike dhe do ndërtojë kulla.

Një tjetër skemë e padëgjuar në botë për ndërtimin e veprave publike. Një tjetër zhvillim me godina të larta, paratë për të cilin nuk dihet nga vijnë. Një tjetër vepër korruptivo-kriminale e Edi Ramës.

basha

Statusi dhe skica e projektit e publikuar nga Basha në Facebook

s.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset