Basha: Tërheqja e Ramës fitore,
qeveri teknike, javës tjetër tubim

Basha: Tërheqja e Ramës fitore,<br />qeveri teknike, javës tjetër tubim
Kryetari i PD, Lulzim Basha nga çadra para Kryeministrisë e ka cilësuar si fitore të Republikës së Re tërheqjen e PS nga zgjedhjet në Kavajë, ndërsa ka anuluar protestën e së dielës.
 
"Republika e re shënoi fitoren e parë, Rama u tërhoq nga plani ogurzi për të rikthyer monizmin. Kjo lëvizje nuk ndalet nuk shitet dhe nuk blihet. Fituam Kavajën, gati beteja për Shqipërinë" deklaroi ai.
 
Pas akuzave të Ramës për një plan për destabilizimin e vendit nga PD, Basha i ka kthyer përgjigje duke i thënë se destabilizimi i vetëm mund të vijë nga bandat kriminale.
 
E ndërsa ka theksuar edhe njëherë se nuk heq dorë nga kërkesa për qeveri teknike, Basha e ka cilësuar si ultimatum të papranueshëm deklaratën e Ramës për negociata deri të dielën.
 
"Rruga e vetme është qeveria teknike. Demokracia do u kthehet shqiptarëve. Zgjedhjet e vetme që do të mbahen në Shqipëri do të jenë të lira, vetëm me pjesëmarrjen e opozitës, vetëm me zgjidhjen politike, e cila kalon nga qeveria teknike.
 
Ftesa qëndron e hapur për zgjidhje me dialog, por ultimatumet për 18 qershorin e rënë janë të papranueshme, ne i refuzojmë
' tha ai.
 
Pas anulimit të protestës së të dielës në Kavajë, Basha paralajmëroi një protestë të madhe javën tjetër në Tiranë.
 
"Javën e ardhshme tubim madhështor në Bulevardin 'Dëshmorët e Kombit' dhe pas kësaj në cdo rrugë dhe shesh të Shqipërisë, ku vullneti i shqiptarëve për demokraci nuk zbrapset kurrë. Marshim paqësor, këto janë rrugët nga e cila kalon e ardhmja e Shqipërisë" përfundoi ai.
 
 
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Frrok Çupi: Faton Hajrizi mund të kthehet në regjim

Frrok Çupi: Faton Hajrizi mund të kthehet në regjim