TIRANE- Lulzim Basha tërhiqet nga skenari ukrainas duke u rikthyer sërish në Kuvend. Gjatë fjalës së djeshme në grupin parlamentar të PD-së, Basha theksoi se Partia Demokratike do të zhvilloj sot një betejë në Kuvend për refuzimin që iu bë kërkesës së tyre për ngritjen e një komisioni hetimor për lëvizjet që janë bërë në administratën e Policisë së Shtetit.
“Me ketë bindje, që duan ta ndajmë me gjithë njerëzit e lirë dhe të mençur të Shqipërisë, opozita do ta vazhdojë luftën, duke filluar me seancën e neserme që duhet ta kthejmë në një arenë të madhe të ndeshjes së ligjit me me antiligjin, në një aulë të gjyqit të ligjit ndaj antiligjit, që nuk mund të marrë peng demokracinë dhe shqiptarët”,- theksoi Basha.
Por kjo deklaratë e tij bie në kontradiktë me qendrimin që opozita mbajti dy dit më parë me deklaratën e deputetit Eduard Halimi i cili theksoi se vendi po shkon drejt skenarit ukrainas, pra që opozita do të dali me protesta të fuqishme për rrëzimin e qeverisë, ashtu siç po ndodh në Ukrainë. Kësisoj, kreu i PD-së duket se e ka menduar dy herë qendrimin që do të mbaj partia në aktivitetin e saj politik.
MBLEDHJA
Ashtu si edhe në mbledhjet e fundit, pjesë e këtij takimi të grupit parlamentar demorkat ishin pothuajse të gjithë deputetët e PD-së. Kjo gjë ndodh sa herë në sallën e grupit të PD-së shkon ish-kryetari i tyre Sali Berisha. E gjithë fjala e gjatë e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u përqendrua tek refuzimi që Konferenca e Kryetarëve në Kuvendi i bëri kërkesës së opozitës për ngritjen e një komisioni hetimor për shkarkimet dhe emërimet që janë bërë në Policinë e Shtetit. Duke marrë shkas nga kjo, Basha e emërtoi Kuvendin në një farsë të mazhorancës duke kërrcënuar se opozita mund ta bojkotoj aktivitetin parlamentar.
“Opozita ka përcaktuar botërisht politikën e fokusimit në aulën e Kuvendit të Shqipërisë , por në rast se Kuvendi do të katandiset siç po katandiset prej kësaj qeverie në gijotinën e ligjit dhe kushtetutës, opozita nuk do të harxhojë asnje ditë për tu bërë fasadë e kësaj farse dhe masakre, por do të vijojë misionin e saj pranë qytetarëve dhe me qytetarët”, tha kreu i PD-së. Në vijim të fjalës së tij, Basha u ndal edhe tek çështja e integrimit të vendit në Bashkimin Europian. Ai tha se rruga e integrimit është bashkëpunimi me opozitën, pra konsensusi ndërmjet aktorëve të politikës shqiptare dhe jo me prishje konsensusi.
“E këshillojnë të vërë në veprim menjeherë politikën e respektit ndaj nesh, ndaj grupit tonë parlamentar dhe aleatëve tanë opozitarë. E gjthë kjo në njohjen e të drejtave ligjore kushtetuese dhe përgjegjesive të ndërsjellta politike në shërbim të demokracisë. Për t’u bërë të besueshëm në Bruksel, kryeministri shqiptar dhe shumica e tij duhet piksëpari të kapërcejnë vetveten, pra të kapërcejnë kujtimin dhe imazhin e forcës bllokuese kur ishin në opozitë. Por nuk mjafton.
Rama dhe Meta duhet ta dinë se nuk shkohet në Europë me arrogancë, duke goditur konsensusin, duke goditur ligjin dhe kushtetutën, duke goditur institucionet e pavarura, duke hedhur në erë urat e bashkëpunimit me opozitën. Nuk shkohet në Europë kundër opozitës. Shkohet me të”,- u shpreh Basha. Kreu i PD-së e mbështeti këtë deklaratë të tij tek fjala e Sekretarit Amerikan të Shtetit John Kerry që mbajti pak dit më parë në Konferencën e Sigurisë në Mynih.
Shkrimi u publikua sot (06.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Berisha:Dilni në protesta