Basha-Thaçi: Marrëveshja mes
PDK-LDK e duhur për Kosovën

Basha-Thaçi: Marrëveshja mes<br />PDK-LDK e duhur për Kosovën
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përshëndetur marrëveshjen e arritur mes PDK-së dhe LDK-së për formimin e qeverisë së re. Gjatë një takimi me zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm të Kosovës, Hashim Thaçi, shprehu besimin se ndërtimi i qeverisë me bazë të gjërë do t’i shërbejë më së miri interesave të qytetarëve të Kosovës.

Ai theksoi ndërmarrjen e reformave të rendësishme për përshpejtimin e procesit të integrimit Europian dhe liberalizimit të vizave, njohjes së mëtejshme ndërkombëtare të Kosovës dhe antarësimit në organizatat ndërkombetare.
 
Basha gjithashtu theksoi se duhet vijuar dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrdhënieve ndërmjet të dy vendeve.
 
Kreu i PD rikonfirmoi mbështetjen e kësaj force politike për të gjitha nismat dhe hapat që forcojnë në mënyrë konkrete dhe të matshme bashkëpunimin mes Shqipërsië dhe Kosovës dhe sjellin përfitime të prekshme për qytetarët tanë.


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Mziu e shtyu, reagon Milva Ekonomi: E keqardhur për nivelin ku kanë degraduar kolegët e opozitës, dhuna po kalon çdo kufi, dëmton Shqipërinë!

Mziu e shtyu, reagon Milva Ekonomi: E keqardhur për nivelin ku kanë degraduar kolegët e opozitës, dhuna po kalon çdo kufi, dëmton Shqipërinë!