Basha ka thënë se kjo deklaratë ishte një propozim i Berishës, duke parë situatën e rëndë kriminale të krijuar në vend.
"Kapet pas propozimit për gjendjen e tmerrshme kriminale" tha Basha.
Ndërkohë, Basha ka thënë se, arrestimi i Shullazit ka bërë që Rama e Tashiri të jenë në zi, ndërkohë që të dy nuk e kanë mbështetur prokurorinë.
“Shqipëria është e lehtësuar nga arrestimi i Shullazit. Prokuroria ka vënë në pranga kreun e bandës. Në shtetin Rama Tahiri-Shullazi, pasurohen me gjoba, ndërkohë që Rama është i lodhur nga gënjeshtrat e veta.Mbështetja e Ramës i ka hapur rugën Shullazit. Shullazi vendose lidhje të drejtpërdrejta me Ramën. “Vollga” është simboli i rënies së shtetit, pasi pushteti kriminal është në rritje. Kërcënimet e Shullazit janë bërë me bekimin e Ramës. Shullazi grabiste, Rama pastronte skemën e krimit. Të zbardhen skenat e krimit deri në kryeministri” ka thënë Basha.
Kryedemokrati ka shtuar se, Rama është i përbuzur dhe i refuzuar si model, ndërkohë që ka shtuar se çështja duhet të hetohet dhe të zbardhet rruga kriminale.
Duke u ndalur tek Byroja e Hetimit, Basha ka shtuar se, ajo është fundi i shullazëve dhe i vetë Edi Ramës. Ndërkohë që sa i takon Reformës në Drejtësi, ai ka theksuar se kjo reformë është vonuar nga vetë kryeministri.
“Byroja kombëtare është fundi i shullazëve dhe Edi Ramës. Rama e donte byronë nën kontroll të ministrit Tahiri dhe vetë Emiliano Shullazit. Rama e ka vonuar reformën në drejtësi. Reforma në drejtësi ka nisur me shenjën më të mirë, të goditjes së bandave. Drejtësia do të bëhet" përfundoi ai.
Deklarata për shtyp e kreut të PD Lulzim Basha
Sakaq, një ditë pas thirrjes që bëri ish kryeministri Sali Berisha në Parlament për armatosjen e popullit, Partia Demokratike përmes kreut të grupit parlamentar Edi Paloka, ka deklaruar se nëse Edi Rama prek votat atëherë ajo do të reagojë në mënyrë jo aq të ligjshme.
Ndërkohë, ai ka thënë se nëse Berisha sjell një projektligj të tillë në parlament, për armatosjen e popullit, ajo do të diskutohet në rrugë ligjore, ndërkohë që vendimet i merr i gjithë grupi parlamentar.
“Ajo që tha Berisha e ngritur ne kontekstin e asaj që po ndodh në Shqipëri është mëse reale, sepse praktikisht qytetarët janë krejtësisht të pambrojtur jo vetëm nga bandat e krimit por edhe përballë një qeverie që është po aq kriminale sa bandat që e mbajnë në këmbë. Cështja pastaj që a do të vijë apo jo një projektligj i tillë sigurisht diskutohet në mbledhje të grupit, zoti Berisha mund ta sjellë aty dhe të diskutohet dhe të sillet në rruge ligjore. Gjithmonë vendimet i merr grupi nëse do ketë iniciativë ligjore. Por e përsëris dhe theksoj se situata është e atillë që shqiptarët kanë nevojë për vetëmbrojtje. Por për ti shtuar diçka dhe nga unë zotit Rama meqë u përpoq të ngrite një zhurmë dje për të mbuluar kapjen e tij prej shullazve, duhet të ketë parasysh një gjë se nëse do të guxojë të prekë votën e lirë të shqiptarëve të përdorë banditë për të rrëmbyer votën e shqiptarëve thirrja mund të mos jetë më aq ligjore sa e pret ai” tha Paloka.