Basha thirrje Llallës: Mos e tako
Tahirin, por vepro pa vonesë!

Basha thirrje Llallës: Mos e tako<br />Tahirin, por vepro pa vonesë!<br>
Kryedemokrati Lulzim Basha i ka bërë thirrje publike kryeprokurorit Adriatik Llalla të mos takohet me ish-ministri Saimi Tahiri, duke e cilësuar këtë të fundit si të dyshuar në trafikun e drogës. Ai ka vijuar akuzat e ashpra ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri dhe kryeministrit Edi Rama. Basha shkruan në “Facebook” se faktet dhe provat tronditëse të lidhjes së Ramës e Tahirit me mafien e drogës dhe armëve janë para syve të çdo shqiptari.

“Faktet dhe provat tronditese te lidhjes se Edi Rames dhe Saimir Tahirit me mafian e droges dhe armeve jane para syve te cdo shqiptari. I bej thirrje Prokurorit te Pergjithshem te mos takohet me te dyshuarin Saimir Tahiri po te veproje pa vonese per ta vene ate para pergjegjesise penale”, shkruan Basha.

Ndërkohë, ditën e sotme ish-ministri Tahiri kërkoi një takim me Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla, por ky i fundit e anuloi me justifikimin se ishte i angazhuar me punë tjera. Saimir Tahiri akuzohet nga opozita si i përfshirë në trafikun e drogës, ku një ditë më parë policia italiane arrestoi kreun e një bande të drogës, Moisi Habilaj, i cili pretendohet të jetë kushëriri i Tahirit. Në një reagim të momenteve të fundit, kryeministri Edi Rama shkruan në “Facebook” se qeveria e re nuk do të falë askënd, duke kërkuar të zbardhet sa më parë e vërteta. 

basha fb
(Postimi i Lulzim Bashës në Facebook)

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)