Basha tjetër thirrje shqiptarëve në Mal të Zi: Vetëm deputetët shqiptarë janë në shërbimin tuaj

Basha tjetër thirrje shqiptarëve në Mal të Zi: Vetëm deputetët shqiptarë janë në shërbimin tuaj

TIRANE-Kryetari i PD Lulzim Basha nëpërmjet një postimi në Twitter ftoi edhe njëherë shqiptarët e Malit të Zi që të votojnë për partitë shqiptare në zgjedhjet e 30 gushtit. "Votoshqip. Në 30 gusht dilni në zgjedhje e votoni parti shqiptare. Vetëm deputetët  shqiptarë të partive shqiptare janë në shërbim të shqiptarëve" shkruan ai.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në një video mesazh të publikuar dje në rrjetet sociale vlerësoi gjithçka që Milo Gjukanoviç ka bërë deri më tani për Malin e Zi dhe rajonin, veçanërisht për shqiptarët në atë vend duke kërkuar që mbështetja ndaj tij të vijojë, pasi një votë kundër tij është kthim mbrapa.

Pesë parti shqiptare në Mal të Zi, Liderët e Alternativës Shqiptare, Forcës së Re Demokratike, Lidhjes Demokratike Shqiptare, Unionit të Tuzit dhe Lëvizjes Qytetare Perspektiva,  nënshkruan një marrëveshje për të kandiduar në zgjedhjet parlamentare në 30 gusht me një listë të përbashkët të kandidatëve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga gjashtë person në Tiranë

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga gjashtë person në Tiranë