Basha tre pika për kandidatët e PD
"Asnjëri s’do ketë rekorde kriminale"

Basha tre pika për kandidatët e PD<br />
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përmes rrjetit social “Facebook” ka renditur 3 pika të cilët kandidatët e PD për Bashkitë e vendit do të duihet të plotësojnë.
 
E para që rëndit Basha është mospasja e rekordeve kriminale, ndërsa si pikë të dytë ai vlerësoi që të mos rrisë asnjë taksë për katër vitet e ardhshme por t’i ulë në maksimumin që i jep ligji. Si pikë të tretë Basha thekson gatishmërinë e kandidatëve për të ndihmuar qytetarët.

“Asnjë kandidat i Partisë Demokratike dhe aleatëve nuk do të konfirmohet pa nënshkruar kontratën me 3 pika me qytetarët. 1-Të mos ketë rekorde kriminale; 2- Nuk do të rrisë asnjë asnjë takse për katër vitet e ardhshme por ti ulë në maksimumin që i jep ligji; 3 - Të zotohet se dera e tij ose e saj do të jetë e hapur 24 orë për qytetarët, hallet dhe problemet e tyre.”- shkruan Basha në rrjetin social “Facebook”.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Humbi vëllanë, Gjykata e Hagës nuk i jep leje Jakup Krasniqit për ceremoninë e varrimit! U përcoll sot në Drenas

Humbi vëllanë, Gjykata e Hagës nuk i jep leje Jakup Krasniqit për ceremoninë e varrimit! U përcoll sot në Drenas