Basha: Ujësjellësi kalon
në varësinë time
Kryebashkiaku pritet që në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak të propozojë kalimin e ndërrmarrjes UKT në varësi të bashkisë së Tiranës. Këshilli vendos edhe për 357 milionët e lënë trashëgim nga Rama. Basha: Do shkojnë për investime.
TIRANË - Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha do t`i propozojë sot Këshillit Bashkiak të Tiranës marrjen në pronësi nga Bashkia e Tiranës të aksioneve të saj të Ujësjellës - Kanalizimeve sh.a, Tiranë. Lajmi është konfirmuar në një njoftim për shtyp nga bashkia, e cila thekson kjo nismë është vazhdimësi e marrjes së përgjegjësive nga ky institucion për të përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve.
SHPËRNDARJA E MILIONAVE TË RAMËSNë mbledhjen e sotme, Këshilli Bashkiak do të vendosë edhe për rreth 357 milionë lekësh,të cilat sikundër bëri me dije edhe “Shqiptarja.com” në numrin e pak ditëve më parë u zbuluan se nuk ishin përdorur nga administrata e Bashës. Fondi i trashëguar nga viti 2011, do të alokohet 56% për investime dhe 37% për shpenzime korente, në programet kryesore të zhvillimit të qytetit, ndërsa 7% e këtij fondi do të jetë transfertë për Njësitë Bashkiake
KLUBI TIRANANë mbledhjen e radhës së Këshillit Bashkiak, do të shqyrtohet propozimi i Kryetarit të Bashkisë për zmadhimin e kapitalit të Klubit të Futbollit "Tirana sh.a". Ky vendim parashikon dhënien e një shume prej 80 milionë lekësh Klubit të Tiranës, i cili do të përdoret për nevojat e klubit, si për përmirësimin e infrastrukturës, ndërtimin e Akademisë, përmirësimin e kushteve të stërvitjes, rinovimin e bazës materiale e nevoja të tjera të adresuara nga drejtuesit e Klubit të Futbollit të "Tiranës".
SHTËPIA E PËRBASHKËTKëshilli Bashkiak do të shqyrtojë në mbledhjen e sotme edhe propozimin: "Për krijimin e Qendrës Sociale "Shtëpia e Përbashkët". Kjo Qendër ndodhet në territorin e Njësisë Bashkiake numër 11 në Laprakë. Në këtë Qendër do u ofrohen shërbime të ndryshme kategorive në nevojë, si informim, këshillim, asistencë ligjore, etj.
NDERIM PËR KADRI ROSHINKryetari i Bashkisë Lulzim Basha do t`i paraqesë Këshillit propozimin për vendosjen e pllakës përkujtimore, në banesën ku ka jetuar Artisti i Popullit ("Nder i Kombit") Kadri Roshi, konsideruar si legjendë e skenës dhe ekranit shqiptar.
(aq/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.1%
-
Jo
41.2%
-
Nuk e di
11.8%
Vota total: 51
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Moti i keq/ Ja si paraqitet situata në gjithë vendin, kush janë rrugët e bllokuara
13 Janar, 10:36
-
Atentati në Tiranë, Report Tv në vendin ku ndodhi vrasja e pronarit të mobilieriës 'Ferdinand': Në rrugë ka ende copa xhamash të makinës së viktimës
13 Janar, 10:35
-
Pamjet mbresëlënëse, Parku i Drilonit nën petkun e dëborës
13 Janar, 10:31
-
Moti i keq/ Forcat e Armatosura transportojnë fëmijën e sëmurë nga një fshat i Bulqizës drejt spitalit
13 Janar, 10:22
-
VIDEOLAJM/ Përmbytje në Vlorë, Ushtria në ndihmë për heqjen e ujit
13 Janar, 10:15
-
Edison Ypi: Shitu
13 Janar, 10:08
-
Moti i keq/ Në Korçë 893 abonentë pa energji! Pala greke ndalon hyrjen e kamionave dhe autobuzëve në Kapshticë
13 Janar, 09:52
-
Moti i keq/ Vijon i mbyllur prej borës Bypass-i i Murrizit në Rrugën e Arbrit! Aksi rrugor Peshkopi-Librazhd i kalueshëm me zinxhirë
13 Janar, 09:35
-
Moti i keq në Lushnjë/ Qindra hektarë tokë bujqësore nën pushtetin e ujit
13 Janar, 09:32
-
Moti i keq/ Autoritetet thirrje banorëve pranë lumit të Vjosës në Fier: Rrini në gatishmëri nëse do ketë prurje të larta
13 Janar, 09:21
-
Zjarret në Los Anxhelos, numri i viktimave shkon në 24! Autoritetet: Situata mund të përkeqësohet nga era e fortë
13 Janar, 09:20
-
Atentati në Tiranë, foto e 56-vjeçarit Bujar Nasufi, pronar i mobilierisë 'Ferdinand'
13 Janar, 09:19