Report Tv ka zbardhur të tjera detaje mbi mbledhjen e Lulzim Bashës me krerët e degëve të Partisë Demokratike dhe grupin parlamentar, teksa kjo e fundit vijon ende. Report Tv ka zbuluar porosinë që Basha iu ka dhënë krerëve të PD në rrethe dhe deputetëve për protestën që do të nisë ditën e hënë, për të vijuar dhe ditët e tjera.
Kreu demokrat ka kërkuar pjesëmarrje masive në protestë, duke shprehur vendosmërinë për një protestë të fuqishme. Basha iu ka thënë demokratëve se aksioni i të hënës është vendimtar jashtë dhe brenda Parlamentit. Ndërsa ka porositur çdo deputet të shkojë nesër në degë, duke shtuar se nuk do të pranohet asnjë mungesë ditën e hënë.
Kreu i PD ka paralajmëruar se tubimi i ditës së hënë do të jetë reagimi më i fortë që është bërë nga opozita, për të treguar që kjo e fundit nuk është fasadë. Në protestë të hënën do të bashkohet edhe LSI, ndërsa në Kuvend do të zhvillohet seanca e fundit plenare për vitin 2017, ku pritet të votohet për kryeprokurorin e ri të përkohshëm.
Burime i thanë Report Tv se Basha ka deklaruar para deputetëve se prokurori i narkomafies qeveritare duhet për të shpëtuar dosjet e krimit.
/Shqiptarja.com

d.c./shqiptarja.com