TIRANE- Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka përshëndetur zgjedhjen e Arben Ristanit në detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të kësaj force politike. Ndërsa ka vlerësuar të tre kandidatët dhe kontributet e tyre në PD, Basha nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, e cilëson garën “të fortë dhe të bukur”. Për kreun e PD, procesi i votimit ka qetë transparent.
“Garë e fortë dhe e bukur mes tre kandidatëve për Sekretar të Përgjithshëm të Partisë Demokratike. Të tre personalitete me kontribute dhe vlera unike për demokratët dhe të gjithë vendin.
Urimet e mija të përzemërta Arben Ristanit, Sekretarit të ri të Përgjithshëm të Partisë Demokratike!
Urime edhe Enkelejd Alibeajt dhe Eduard Selamit për performancën dinjitoze!
Proces transparent dhe festë demokracie”, shkruan kreu i PD, Lulzim Basha, në rrjetin social “FB”.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com