Për të gjithë besimtarët ortodoksë që festojnë sot Pashkët, vjen një urim edhe nga kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Lideri i opozitës ka zgjedhur ta japë urimin e tij në profilin në Facebook, ku uron që kjo ditë të jetë një shkëndijë shprese dhe besimi për çdo shqiptar për një të nesërme më të mirë.

"Mbare besimtareve ortodokse dhe klerit e Kishes Autoqefale Ortodokse Shqiptare ju uroj nga zemra Gezuar Pashket! Le te jete kjo feste e ringjalles nje shkendije shprese dhe besimi per cdo shqiptar se e nesermja qe po vjen do te jete me e mire, per nje ekonomi te forte ku nderohet dhe respektohet puna e ndershme, me kujdes per me te pamundurit, te vobektet, femijet dhe te semuret. Zoti i bekofte shqiptaret kudo ku jane!​" uron Basha.

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)