Basha uron Thaçin, Berisha asnjë fjalë

Në Shqipëri, rezultati i zgjedhjeve në Kosovë nuk është trajtuar asnjëherë sipas ngjyrave politike. Kjo edhe për faktin se në Kosovë nuk ka një ndarje ideologjike mes dy partive kryesore. Por, ka disa shenja që tregojnë pëlqimet e liderëve shqiptarë, ku PDK shihet si parti afër Partisë Socialiste ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës afër Partisë Demokratike. Ndërsa, kryeministri Edi Rama nuk vonoi të përshëndeste fitoren e Hashim Thaçit, ish-kryeministri, Sali Berisha ende nuk ka bërë asnjë koment për zgjedhjet në Kosovë edhe pse në Facebook komenton thuajse për çdo gjë. Por, kreu i PD-së, Lulzim Basha i ka shprehur Thaçit urime për fitoren. “Në emër të Partisë Demokratike përgëzoj Partinë Demokratike të Kosovës dhe kryeministrin Hashim Thaçi për vendin e parë, si dhe të gjitha partitë e tjera politike të Kosovës për rezultatin e arritur në këto zgjedhje”, u shpreh ai në mbledhjen e grupit të PD-së.
(Marrë nga Shekulli online)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç