Basha uron Thaçin: Do kontribuoni
për integrimin euro-atlantik të vendit

Basha uron Thaçin: Do kontribuoni<br />për integrimin euro-atlantik të vendit
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ka dërguar mesazh urimi Presidentit të ri të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ku e inkurajon për integrimin e Kosovës në strukturat euro-atlantike.

Po ashtu, Basha shton në urimin e tij se, Kosova ka nevojë për konsolidimin dhe fuqizimin e shtetit demokratik të së drejtës si edhe forcimin e paqes dhe stabilitetit në rajon”.

Ja mesazhi i plotë që Lulzim Basha i ka dërguar Presidentit Hashim Thaçi
I nderuar President i zgjedhur i Republikës së Kosovës,
I dashur Hashim, 
Me rastin e votimit tuaj nga Kuvendi i Kosovës në detyrën e lartë të kreut të shtetit, kam kënaqësinë t’ju përcjell përgëzimet dhe urimet e mia dhe të Partisë Demokratike.
Zgjedhja juaj si Presidenti i katërt i Republikës së Kosovës është kurorëzim i suksesshëm i historisë dhe kontributit tuaj politik për lirinë, pavarësinë dhe përparimin e Kosovës tonë të shtrenjtë.
Shpreh bindjen se në lartësinë e besimit që ju morët, do të kontribuoni në ecjen përpara të Kosovës në rrugën e integrimit euro-atlantik, konsolidimin e fuqizimin e shtetit demokratik të së drejtës si dhe forcimin e paqes dhe stabilitetit në rajon.
Më lejoni që bashkë me konsideratën më të lartë t’ju uroj punë të mbarë dhe t’ju rikonfirmoj vullnetin tim dhe të Partise Demokratike për bashkëpunim të mëtejshëm me ju, institucionet e Republikës së Kosovës dhe qytetarët e saj për realizimin e aspiratave të përbashkëta kombëtare.
 
Përzemërsisht,
 
Lulzim Basha

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Samanta Karavella shtatzënë?

VIDEO/ Samanta Karavella shtatzënë?