Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar zgjedhjen e kreut të ri të Forumit Rinor të PD-së. Basha duke uruar për fitoren Belind Këlliçin shprehet se, rinia mbetet pasuria më e çmuar e PD-së.

Urimi i Bashës:

Urimet me te perzemerta Belind Kellicit, Kryetarit te ri te Forumit Rinor te sapozgjedhur me voten e drejtperdrejte te te rinjve dhe te rejave demokrate!!! Urime edhe per Ervin Salianjin dhe Oriela Nebiaj qe shpalosen permes kesaj gare vlerat e tyre politike dhe organizative. Shpirti i gares dhe bashkimi rreth vlerave te demokrateve konfirmuan kete 25 vjetor te Levizjes Studentore se rinia eshte dhe do te mbetet pasuria me e cmuar e Partise Demokratike te Shqiperise! Krenar me FRPD!

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)