“Premtoi ulje të çmimit të energjisë por e rriti; premtoi ulje dhe subvencionim për naftën por e rriti në nivelin më të lartë në Ballkan dhe Europë; premtoi shëndetësi falas por i ktheu spitalet në kuplara; premtoi reformë në arsim por i ktheu drejtoritë arsimore në motele për pushtetarët; premtoi 300 mijë vende pune por shpunësoi mijëra kryefamiljarë, të rinj e të reja. Punësoi vetëm riformatot, kolumbianët dhe bandat e lidhura kokë e këmbë me të, që e kthyen Shqipërinë në Kolumbi të Europës. Kjo nuk është Shqipëria që duam. Durimit të njerëzve i ka ardhur fundi.”- shkruan ndër të tjera Basha.
Më tej Basha është ndalur edhe te protesta e paralajmëruar për ditën e hënën në orën 11:00.
“Të hënën, në ora 11.00 startojmë protestën e madhe qytetare. Ndalim 5 minuta qarkullimin në të gjithë vendin dhe nisim aksionin e madh qytetar kundër çmimit të naftës, kundër çmimit të energjisë, kundër çmimeve dhe taksave të larta, kundër papunësisë, varfërisë dhe padrejtësisë.”- shkruan Basha.