Basha vë në rrezik koalicionin
 Ndoka paralajmëron largimin

Basha vë në rrezik koalicionin<br /> Ndoka paralajmëron largimin
TIRANE- Zgjedhjet lokale të 21 Qershorit të cilat po afrojnë, kanë njerrë në pah një sërë problematikash në radhët e koalicionit të djathtë. Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, mesa duket nuk ka gjetur një rezultante të përbashkët mes partisë më të madhe në opozitë që ai drejton dhe partive të tjera aleate me të cilat ishte në koalicion.

Kjo për vetë faktin se ai s’po iu lë aleatëve hapsirat e duhura brenda koalicionit për garën e zgjedhjeve lokale, duke rrezikuar kështu partenritetin dhe bashkëpunimin me aleatët e saj në vazhdim. Kështu pas largimit të PDIU-së nga koalicioni i djathtë dhe problemeve që pati me Partinë Republikane, mesa duket Lulzim Bashën po e braktis edhe Partia Demokristiane e Nard Ndokës.

Në këtë mënyrë ditën e djeshme kreu demokristian ka paralajmëruar një largim të mundshëm nga koalicioni opozitar, duke parë si mundësi daljen si parti e vetme në zgjedhje apo mundësinë për ndonjë koalicion tjetër. Partia Demokristiane konfirmoi dje mosarritjen e konsesusit me Partinë Demokratike, kjo pasi pikërisht dje selia blu zyrtarizoi dhe një nga bashkitë të cilat PDK-ja kishte kërkuar të dilte me kanidatin e saj në koalicion, siç është bashkia e Fushë-Arrëzit.

Duke parë një mospërfillje nga ana e Partisë Demokratike ndaj kërkesave të demokristianëve, kreu i kësaj force politike, Nard Ndoka ka bërë me dije se forca politike që ai drejton është drejt daljes nga koalicioni me këtë formë siç kanë shkuar negociatat deri tani.

Qëndrimi
Ndërkohë kreu i PDK Nard Ndoka ka theksuar se deri tani nuk është arritur asnjë marrëveshje mes PDK dhe PD, ndërsa i ka cilësuar negociatat me partinë më të madhe opozitare si mjaft të vështira dhe problematike. Më tej ai shtoi se sotme ose ditën e nesërme demokristianët do të marrin një vendim përfundimtarë se si do ta dalin në zgjedhjet lokale të 21 Qershorit.

“Nesër ose pasnesër do të vendosim si do të vijojmë, deri tani s’ka asnjë marrëveshje. Negociatat kanë qenë shumë të vështira dhe problematike”, ka thënë kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka. Ndërkohë kreu demokristian i qëndron deklaratës së bërë para dy ditëve në mbledhjen e strukturave të partisë, se Partia Demokratike vazhdon të gabojë duke shpallur kandidatura të pakonsultuara më parë.

Fillimisht, mësohet se PDK-ja kishte kërkuar nga Partia Demokratike 6 bashki, por ky propozim duket se nuk është pranuar nga Partia Demokratike. Ndërkohë që me largimin e Partisë Demokristiane, duket se kampi opozitar është më i përçarë se kurrë dhe Partia Demokratike është duke shkuar drejt daljes pa asnjë aleat të fuqishëm në zgjedhjet vendore të 21 Qershorit.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 15 Prill 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Juventusi pëson golin e parë në Serie A, Cagliari e barazon! Lazio përmbys Empolin, Roma del me pikë! Në fushë edhe Milani

GOLAT/ Juventusi pëson golin e parë në Serie A, Cagliari e barazon! Lazio përmbys Empolin, Roma del me pikë! Në fushë edhe Milani