Basha: Vendi është në krizë
ekonomike, e pranon dhe INSTAT

Basha: Vendi është në krizë<br />ekonomike, e pranon dhe INSTAT
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar se INSTAT me të dhënat e publikuara ka pranuar se vendi ndodhet në krizë ekonomike. Sipas liderit të opozitës tha se INSTAT ka konfirmuar uljen e pagave dhe pensioneve, gjë e cila ndodh për herë të parë në 25 vjet.

Në deklaratën e tij publikuar në Facebook, Basha thotë se niveli i taksave, korrupsioni dhe inkriminimi i qeverisë janë shkaqet e krizës ekonomike në vend.
 
“INSTAT-i qeveritar pranoi sot zyrtarisht krizën “Rama”. Deficiti tregtar u rrit me 23% krahasuar me korrik 2014. Rënia e eksporteve e konfirmuar sot, vjen pas rënies së investimeve, kreditimit dhe konsumit. Po sot, INSTAT konfirmoi uljen për herë të parë në 25 vite të pagave dhe pensioneve. Taksat e larta, korrupsioni dhe bashkëqeverisja me kriminelet janë shkaqet e krizës ”Rama” që ka vënë përfund ekonominë. Vetëm Plani ynë i Shpëtimit e nxjerr vendin nga kjo krizë”, shprehet Basha në Facebook.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën