Basha: Vetëm Rama ndjen rritjen
ekonomike se rrethohet nga luksi

Basha: Vetëm Rama ndjen rritjen<br />ekonomike se rrethohet nga luksi
Lideri i opozitës ka qenë ditën e sotme në Tepelenë në një takim elektoral.
 
Gjatë fjalës së tij, Basha ka akuzuar kryeministrin Rama, sipas të cilit vendi nuk ka ndjerë asnjë rritje ekonomike. Me ironi, lideri i opozitës, tha se rritjen ekonomike e ndjen vetëm Rama.
 
“I vetmi që nuk pranon realitetin është Rama, cili tha se rritje ekonomike ka por populli nuk e kupton. I vetmi që nuk e kupton je ti Edi. Ekonomia është katastrofë. Ti nuk e kupton sepse ti je rrethuar me piktura ekspozita, FB, luks”
, tha Basha.
 
 Ai ka rikthyer sërish në vëmendje marrëveshjen e arritur me Ramën, të cilën e ka konsideruar si një fitore të opozitës. Basha tha se sot, ata që nuk pranonin krimin dhe drogë, kanë pranuar vullnetin e opozitës, që të mos influenconin në zgjedhjet e 25 qershorit.
 
“Ata që nuk pranonin krimin dhe drogën, sot u detyruan të pranojnë vullnetin e opozitës për monitorimin e qeverisë që në 25 qershor të mos diktojë krimi droga e korrupsioni por vullneti i njerëzve anembanë Shqipërisë’, u shpreh Basha.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024