Basha: Vijojmë bisedimet me aleatët
 Bashkëpunojmë me ‘vullnetmirët’
Aleatët:25 Bashki

Basha: Vijojmë bisedimet me aleatët<br /> Bashkëpunojmë me ‘vullnetmirët’<br />Aleatët:25 Bashki
TIRANE - Partia Demokratike vijon negociatat me të gjitha forcat politike që shfaqin vullnet pozitiv për të bashkëpunuar për ringritjen e vlerave të se djathtës. Konfirmimi për këtë ka ardhur nga kryetari i selisë blu Lulzim Basha. 

Kryetari i opozitës iu përgjigj interesimit të medias rreth negociatave në kampin e djathtë një ditë pasi republikanët prezantuan nga strukturat e kësaj force politike Agron Dukën si kandidat për drejtimin e Bashkisë së Durrësit.
 
Ndërkaq nga ana tjetër kryesia e degës së PD në Durrës ka një listë prej 11 kandidatësh për këtë bashki që ia ka përcjellë kryesisë së PD e cila do të vendosë për kandidatin që do garojë në Durrës. Republikanët kanë propozuar në negociatat me demokratët 14 emra kandidatësh për garën zgjedhore të 21 qershorit ndërsa duket se ata do të shkojnë të vetëm në këto zgjedhje për shkak të refuzimit nga selia blu e kandidaturës së Agron Dukës në Durrës.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve