Kryetari i Partisë demokratike Lulzim Basha ka vijuar turin e takimeve, ndërsa këtë ditë të dielë është ndalur në njësinë Administrative, Ndroq. Në kuadër të turit të tij në të gjithë Shqipërinë, Basha ka takuar banorët e kësaj zone rurale të Tiranës, për të folur për problemet që ata hasin.
"Përshëndetje të gjithëve këtë mëngjes plot diell nga Ndroqi", - shkruan Basha në Facebook.
Nga këto takime, Basha e ka dhënë dhe një mesazh për situatën në PD, duke thënë se do jenë të mirëpritur gjithmonë ata që duan një parti europiane në partneritet të ngushtë me aleatët tanë strategjik.
“Kënaqësi të takohem me Xhelal Merepezën, një kontributor i palodhur i PD. Idetë dhe sugjerimet e tij janë shumë të vlefshme për ringritjen e modernizimin e PD. Në PD janë të mirëpritur të gjithë ata që duan një parti moderne europiane në partneritet të ngushtë me aleatët tanë strategjik. Kontributi i qëndrestarëve nuk do të harrohet por do të vlerësohet dhe nderohet gjithmonë”, shkruan Basha.